Kulturë - Art - Fe

Shënimi i Arbainit e mban gjallë kulturën e shehidllëkut, martirizimit

"Përkujtimi i Arbainit në kulturën turkmene është një praktikë e bërë për ringjalljen e kulturës së sacrifices, shehidllëkut," vuri në dukje  Imami  i Namazit të Xhumasë, i provinces së Gulistanit.

Imami i Namazit të Xhumasë i provincës Gulestan në një intervistë ekskluzive me Agjencinë e Lajmeve Taqrib (ANT) përshëndeti njerëzit për përkujtimin e Arbainit, një nga ngjarjet më të nderuara  fetare në kalendarin islamik duke theksuar: "Përkujtimi  i Arbainit në kulturën e tukmenve është një praktikë e cila bëhët për të ringjallur kulturën e sakrificës dhe martirizimit. "

Sipas Drejtorit të Seminarit Fetar ‘Erfari Qazan Qayeh, lëvizja heroike dhe sakrifica e Imam Husejnit (a.s.) duhet të përkujtohet, të mbahet gjallë, për të mbrojtur Fenë Hyjnore Islame dhe Mësimet Islamike.

Autoriteti fetar mbajti fjalimin me rastin e Abrinit) (kulmi i një periudhe zie 40-ditore pas vjetorit të martirizimit të Imam Husejnit, ) si simboli  kryesor i durimit dhe rezistencës për të gjithë  njerëzimin.

Akhound Naser Kezel vazhdoi për të theksuar: "Përkujtimi i kësaj  ngjarje fetare dhe prania e muslimanit në këtë ceremoni fetare është në të vërtetë rezultat i përpjekjeve të guximshme dhe martirizimit të atyre trimave gjatë tetë viteve luftës të imponuar nga Iraku." 

Diku tjetër në fjalën e tij, Imami i Namazit të Xhumasë i Provincës Gulistan  theksoi se paqja e qëndrueshme, siguria dhe qetësia në Republikës Islamike të Iranit është për shkak të rezistencës së dëshmorëve gjatë tetë viteve të luftës që regjimi i Sadamit ia imponoi Iranit.

Vlen të përmendet se miliona vizitotë janë mbledhur në qytetin e shenjtë irakian të Qerbelasë për të përkujtuar Arbainin që shënon kulmin e një periudhe zie 40-ditore pas përvjetorit të martirizimit të Imam  Husejnit (a.s.), nipit të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)  dhe Imami i të tretë i shiitëve.

Gjatë ditëve të fundit, turma të mëdha të muslimanëve shia nga vende të ndryshme kanë mbërritur në Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit në Qerbela.

Burimi: SR