Kulturë

Libri ‘Sahifeh Saxhxhadijeh’ u përkthye në gjuhën kurde

Libri  ‘Sahifeh Saxhxhadijeh’ është përkthyer në gjuhën kurde dhe është botuar në Erzurum, Turqi.

Sipas faqes të  internetit të Organizatës për Kulturën Islamike, (ICRO),  Qendra Kulturore Iraniane në qytet ka bashkëpunuar në botimin e librit.

Sejjid Ali Husseini Al-Bouti  e ka përkthyer  librin në gjuhën kurde dhe Shtëpia Botuese  ‘Ihsan’  e ka publikuar atë në 1000 kopje.

Versioni i përkthyer në gjuhën kurde ka 298 faqe.

Libri ‘Sahifeh Saxhxhadijeh’ është një përmbledhje e 54 lutjeve të Imam Saxhxhadit (a.s.) Imami i katërt i muslimanëve shiitë.

Ky libër është i njohur si Zeburi i Familjes së Muhamedit (a.s.) dhe përmban tema të ndryshme nga teologjia, deri te etika, lutjet dhe statusin e Pejgamberit, Muhammed (a.s.) dhe  Ehl-ul-Bejtit (a.s.).

Gjuha kurde është një gjuhë indo-evropiane e folur nga kurdët në Iran, Irak, Turqi dhe Siri.  

Burimi: IQNA News