İslamofobe

Profesorët e shtetit Indiana hapin dyert kundër Islamofobisë

Tetëmbëdhjetë profesorë do të hapin dyert e klasave për publikun këtë javë për Universitetin e Hapur Kundër Islamofobisë, ngjarja Bloomingtoni  Kundër Islamofobisë.

"Ne jemi këtu me të vërtetë për të kërkuar dituri," tha mysafiri lektor, Abdul Karim Baram i Qendrës Islamike të Bloomingtonit në fillim të ngjarjes.

Injoranca ushqen frikën, frikë ushqen urrejtjen dhe urrejtja ushqen  dhunën. Edukimi  ushqen besimin, besimi ushqen shpresën dhe shpresa ushqen paqen. 

Ai ka dhënë një përkufizim të gjerë të Islamofobisë: paragjykimi, urrejtja apo fanatizmi  drejtuar kundër Islamit dhe muslimanëve.

Abdul Karim Baram  tha se rrënjët e islamofobisë përfshijnë frikën, racizmin, dallimet fetare dhe perceptimin e një populli të paqytetëruar.

Ai tha se parimet e vërtetë të Islamit përfshijnë  nderimi ndaj njerëzimit, pranimi apo përqafimi  i diversitetit, lirinë e zgjedhjes dhe kërkon drejtësi për të gjithë.

Pas ligjëratës, studenti i ri,  Max Heeren pyeti Abdul Karim Baramin në lidhje me dallimin në mes të Islamit dhe grupit terrorist Daesh (ISIS).

"Nga çdo fe, çdo kulturë dalin njerëz të pakuptimtë ", tha Baram. "Nga këndvështrimi im, që unë e quaj ISIS-in të pakuptimtë,  sepse ai nuk ka lidhje me Islamin në asnjë mënyrë, në asnjë mënyrë."

Ai tha se grupet terroriste si  ISIS-i  janë rezultat i shtypjes,  por ato nuk përfaqësojnë  popullin muslimanë. 

Bloomington Kundër Islamofobisë, organizatorja, Amanda Lanzillo tha se pjesa tjetër e mësimeve të javës do të fokusohet në edukimin për atë që Islami është me të vërtetë.

Burimi: IDS News