Kulturë

Ajetullah Alavi Gorgani: Muslimanët duhet të bashkohen

Instruktori i  Seminarit të Kumit, Ajetullah Muhammad Alavi Gorgani ashpër paralajmëroi muslimanët për pasojat e injorancës në luftën kundër armiqve që thurrin komplote kundër Islamit, që mbjellin mosmarrëveshje midis  popujve  muslimanë.

Bota e muslimanëve, tha autoriteti fetar: "Për për fat të keq vuan nga pengesat e pazgjidhura dhe problemet, duke përfshirë varfërinë, luftërat civile si pasojë e presionit nga ana e sistemeve të injorantëve."

"Popujt musliman duhet të rrisin kompetencat dhe aftësitë e tyre në mënyrë që të qëndrojnë në këmbë , " vuri në dukje autoriteti fetar.

Duke shpresuar se vendet muslimane do të kenë parasysh mësimet e Kur'anit të Shenjtë në praktikë, autoriteti fetar theksoi, "është detyrë e secilit prej muslimanëve për të ecur në rrugën e Kur'anit,  dhe të qëndrojmë përball   atyre  që kërkojnë të mbjellin përçarje fetare dhe etnike midis popujve muslimanë ".

"Bashkimi mes muslimanëve sjellë çrrënjosjen e terrorit," vuri në dukje autoriteti fetar, duke kërkuar që muslimanët të bashkohen  dhe të zgjedhin rrugën e drejtë.

Për Ajetullah  Alavi Gorgani, Bota Islame vuan nga hallakatja  dhe  përçarja mes muslimanëve  i shërben vetëm regjimit të Sionizmit dhe të botës arrogante.

Burimi: Taqrib News Agency (TNA)