Kulturë - Art - Fe

Dëshmori i Kerbelasë në Irak

“Kemi nderin që në ditën e sotme, të sjellim fjalimin me titull: “Dëshmori i Kerbelasë” në Irak, i Sejjid Hashim Hajdarit, mbajtur më datë 3 tetor 2014 / 9 muharrem 1439”.

“Para së gjithash, lërmëni t’iu citoj, se mungesa e largpamësisë, është një nga shkaqet kyçe, të nxitjes së bashkësisë muslimane, drejt paditurisë së thellë. Ky fakt tronditës, i ngjan aludimit të qytetarëve të Damaskut, të cilët yshtin më kot mendimin, se Imam Aliu (p.m.t.), nuk falte namaz. (Allahu (f.m.t.) na ruajttë!)” “Pohoj se ky aludim foshnjarak, nuk është aspak i vërtetë, sepse Imam Aliu (p.m.t.), fillimisht ishte nipi i bekuar, prijësi i përcaktuar i bashkësisë muslimane dhe ishte dhëndri i dashur i cili ishte martuar, me të bijën e dëlirë dhe të përzgjedhur, të të dërguarit të Allahut (k.m.t.). Ja pra duke u mbështetur pikërisht, në këto të vërteta madhështore, mbarë bashkësia muslimane, i kishte dhënë besën dhe i kishte besuar atij nga zemra”.

“Gjithashtu lejomëni t’iu cek se, kur harixhiti “përjashtuesi”, Abdurrahman Ibn Mulxhemi, plagosi me hanxhar Imam Aliun (p.m.t.), gjatë kohës së namazit të sabahut, në xhaminë e Kufes, qytetarët e Damaskut, nuk mundën ta fshihnin, habinë e tyre të shfrenuar, duke u shprehur në këtë mënyrë poshtëruese: “Vallë a falte namaz Aliu?! Me të vërtetë, kjo është diçka e çuditshme!”

“Ndonëse kjo është një çështje, e cila nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me fjalimin tim, unë kam dëshirë që të rikujtoj, se hadithët e vërtetë, kanë për qëllim që ta tregojnë dukurinë, se në fundin e kohërave, muslimani do të agojë besimtar dhe do të ngryset jobesimtar dhe e kundërta. Kjo na tregon qartë, se muslimani do të dalë lirisht nga feja e tij, ashtu siç del shigjeta nga harku. Duke u nisur nga ky fakt tmerrues, theksoj se besimtari musliman, jo vetëm që do të dalë nga feja e tij, por më e keqja është se ai, as nuk do të jetë në dijeni të këtij veprimi. Ja pra këtij shembulli të shëmtuar, i ngjajnë dhe qytetarët e Kufes, të cilët masakruan Imam Husejnin (p.m.t.)”.

“Kjo ndodhi kështu, sepse qytetarët e Kufes, pas vrasjes së Imam Husejnit (p.m.t.), nuk besonin se kishin dalë jashtë fesë islame. Ata ndanin këtë besim të sëmurë, duke u mbështetur në argumentët, se ata vijonin të adhuronin Allahun (l.m.t.) dhe i mbushnin xhamitë për të falur namazet. Bëjmë të ditur se dhe në ditët tona, ne po përjetojmë të njëjtën gjendje, si qytetarët e Kufes. Ajo që dua të them është se, ne duhet të kryejmë hulumtime dhe kërkime tonat, duke u mbështetur në burimet e historisë bashkëkohore, të shteteve ndërkombëtare dhe jo vetëm të atyre të historisë irakiane, e cila është shkruar nga diktatorët vendas. Udhëheqësi ynë i fundit ishte, Saddam Husejni. Këtu lind pyetja: “Vallë deri ku shkuam dhe çfarë arritëm ne, duke ndjekur rrugën e Saddam Husejnit?!”

“Madje ne mund të falnim namaz dhe të vizitonim tyrben e Imam Husejnit (p.m.t.) tërësisht të lirë. Madje ky udhëheqës i pashpresë, na dha një shtysë të fuqishme, që të luftonim në një luftë të përgjakshme, kundër vëllezërve tanë iranianë. Më pas erdhi një ditë dhe ne u shprehëm: “O Ebu Abdullah Husejn! Ne luftuam si kundër atyre, që të ishin dorëzuar, ashtu dhe kundër atyre, që të kishin shpallur luftë!” “Megjithatë duhet ta kemi të qartë se Allahu i Madhëruar, nuk i lejon këto lloj ngjarjesh dhe zhvillimesh të shëmtuara, të cilat nuk janë të mbështetura aspak, në Kur’anin Famëlartë. Besoj se të tërë ne, e dimë shumë mirë, se në ajetin 13, të Sures Huxhurat thuhet: “Me të vërtetë te Allahu më i ndershmi, në mesin tuaj, ju është ai që më tepër, ruhet dhe frikësohet nga mëkatet”.

“Gjithashtu lërmëni t’iu sqaroj, se përpara nesh shtrohen dy mundësi. Në njërën anë ose bashkësia muslimane ndërkombëtare, vijon në mënyrë të rregullt, faljen e namazeve, mbetet e sinqertë, në adhurimin e Allahut (f.m.t.), qëndron serioze, në kryerjen e adhurimeve dhe ritualeve të ndryshme fetare dhe zbaton në mënyrë të përkushtuar ligjet, normat dhe rregullat e fesë islame, megjithatë ajo ka dështuar plotësisht, në dhënien e ndihmës dhe në mbajtjen e ceremonive përkujtimore, në rastin e çështjes së rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.)”.

“Ose në anën tjetër, bashkësia muslimane, është hedhur në krahun e së kotës, duke u bërë njësh me të, duke duartrokitur sjelljet e shëmtuara dhe veprimet djallëzore, duke mbështetur zhvillimet e saj, duke marrë pjesë së bashku me të, në luftrat e shumta në kurriz të popujve dhe shteteve muslimane dhe vijon në prerjen e kokës së bekuar, të Imam Husejnit (p.qm.t.)”.

“Për më tepër, burgjet e kryqytetit irakian të Bagdadit, janë dëshmitare të këtyre dukurive turpëruese. Sërish dua të shpalos, se Imam Musa Kadhimi (p.m.t.), qëndroi për shtatë vite nëpër burgje. Tani dua të ngre pyetjet: “Vallë ku ishin mbështetësit e tij?!” “Vallë ku ishin përkrahësit e tij?!” “Përgjigjem se ata, ishin duke shkuar, në qytetin irakian të Kerbelasë, sa për sy e për faqe, për të përkujtuar rënien dëshmor, të Imam Husejnit (p.m.t.), por mbështetësit e vërtetë të Imam Hsejnit (p.m.t.), dergjeshin nërpër burgje. Vallë a nuk e jetuam ne në këtë kohë?!” “Vallë ku janë mbështetësit dhe përkrahësit tanë?!”

“Lejomëni t’iu vë në dijeni të faktit, se ndonëse rojet e qelisë, së Imam Musa Kadhimit (p.m.t.) ishin vetëm dy, një grup fare i papërfillshëm i mbështetësve të tij, mori guximin  e përleshjes me rojet. Megjithatë Imam Musa Kadhimi (p.m.t.), i ndaloi duke i thënë: “Rrini urtë sepse, ju jeni të lidhur duar dhe këmbë! Heshtni!” “Për më tepër mbështetësit e tij, ishin atë të cilët morën pjesë dhe duartrokitën pa pikë turpi, prijësin e hershëm, të bashkësisë muslimane, përkatësisht Harun Rashidin, në pallatin e tij mbretëror, ndërsa në anën tjetër Imam Musa Kadhimi (p.m.t.), kaloi shtatë vite të jetës së tij, duke lënguar nëpër burgje”.

“Më pas më datë shtatë, në ditën e shtatë të dyzetëve, të muajit të shenjtë Muharrem, prijës Harun Rashidi, masakroi Imam Kadhimin (p.m.t.) dhe ia vari trupin e tij të pajetë mbi një urë, duke vënë mbishkrimin: “Ky është imami i rafidive “kundërshtuesve”. “Vallë si reaguan mbështetësit dhe përkrahësit e tij?!” “Ata u mjaftuan, vetëm me veshjen me të zeza dhe me mbajtjen e zisë. Të tëra këto dukuri mohuese dhe sjellje të shëmtuara, janë dëshmitare të historisë sonë. Qyteti irakian i Kerbelasë, i dëshmon më së miri, këto fakte histroike!”

“Tani në këtë pikë të rëndësishme, nënvizoj se ai i cili dëshiron, që të jetë bashkë me Imam Husejnin (p.m.t.) dhe të marrë pjesë, në frontin dhe ushtrinë e tij, si fillim duhet të dashurohet marrëzisht me rënien dëshmor. Këtë e them sepse Imam Husejni (p.m.t.), nuk i bëri thirrje dijetarëve, parisë, të pasurve dhe të papunëve, për të ndjekur udhën e tij, por ai ftoi vetëm të dashuruarit pas rënies dëshmor. Rishtas Imam Husejni (p.m.t.) u shpreh kështu: “Ai i cili dëshiron, të derdhë gjakun në udhën tonë dhe dëshiron që shpirti i tij, të takohet me Allahun (k.m.t.), duke u bërë prijës i këtyre trojeve, le të bashkohet me ushtrinë tonë që nesër”.

“Si rrjedhojë pikë së pari, ai duhet të jetë i dashuruar, me rënien dëshmor, me qëllimin e mbrojtjes së fesë islame. Pikë së dyti, nuk ka rëndësi, se ku ndodhet ai, sepse ky i fundit, duhet të kërkojë gjithmonë të vërtetën. Ju lutem kushtojini rëndësi thirrjes sime! Kudo që të jeni hulumtoni të vërtetën dhe kudo që të ndodheni, gjithmonë mbroni të vërtetën! Nuk ka aspak rëndësi se ku jeni, ju duhet të luftoni të kotën, kudo që të jetë ajo, në shtetin tuaj, ose në shtetet e tjera! Kur të luftoni në udhën e Allahut (l.m.t.), nuk duhet të bëni dallime shtetërore, farefisnore, shoqërore dhe politike! Këtë e them sepse, mbrojtja e së vërtetës, është një çështje e tërësisht e vështirë! Tani natyrshëm lind pyetja: “Vallë ku ishin farefiset irakiane, në ngjarjen e dhimbshme të Kerbelasë?!” “Vallë a erdhi ndonjë farefis, që të ndihmonte Imam Husejnin (p.m.t.)?!” “Padyshim se jo, vetëm se kishte ca ndihma individuale dhe raste sporadike”.

“Duke u mbështetur në argumentët e larpërmendur, ne duhet të jemi në gjendje, të dallojmë se cili është Imam Husejni (p.m.t.) dhe cili është Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejni i kohës sonë, sepse vetëm njohja e Imam Husejnit (p.m.t.), nuk është e mjaftueshme. Për këtë ne duhet të njohim, si Imam Husejnin (p.m.t.) ashtu dhe Shimrin. Megjithatë ju bëjmë të qartë, se një mbështetës i Imam Husejnit (p.m.t.), nëse mbetet i kufizuar, vetëm me mësimet e Ditës së Ashures dhe nëse etaloni i tij dashurisë, ndaj Imam Husejnit (p.m.t.), matet vetëm me fjalët e bukura, poema dhe poezi, duke vizituar tyrben e Imam Husejnit (p.m.t.) dhe duke prekur me duart e tij këtë të fundit, atëherë themi me bindje të plotë, se kjo bashkësi muslimane, do t’ia drejtojë tehun e shpatës, kundër mbështetësve dhe përkrahësve të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe do të zhdukë njëherë e mirë, flamurin e ngritur nga Imam Husejni (p.m.t.)”.

Burimi: Rasthaber