Shqipëri

Prifti jo shqipëtar në krye te kishës katolike, zë ‘’vendin e shqipëtarëve’’ emëruar nga vet Papa

Dioqeza Metropolitane Tiranë- Durrës do të drejtohet nga arqipeshkëvi i ri, Imzot George Frendo, me origjinë nga Malta Emërimi i tij në krye të Kishës Katolike u bë nga ati i shenjtë, Papa Françesku, pothuajse një vit pas vdekjes e të Imzot Rrok Mirditës.

Prej vitesh George Frendo, shërben në Kishën Katolike Shqiptare, fillimisht si përgjegjës për përgatitjen e standardeve plotësuese pas shpalljes së Kodit të Ri të Ligjit Kanonik deri në emërimin si anëtar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar. Prej Shtatorit të 2006-ës ishte ipeshkvi i Tiranës.

I lindur në Maltë, George Frendo hyri në Urdhrin Dominikan në moshën 16 vjeçare. Pasi ndoqi studimet për filozofi e teologji, u shugurua meshtar në vitin 1969.

Përveç mësimdhënies në teologji, Imzot George Frendo, është autor i disa librave dhe njohës i mirë i gjuhës shqipe, është ndër përkthyesit e disa teksteve liturgjike e në mënyrë të veçantë i mesharit të ri shqip.

Si Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore dhe në emër të saj ai kundërshtoi emërimin e Visar Zhitit, si ambasador i Shqipërisë në Vatikan, më arsyetimin se duhet t’i përkasë besimit katolik.