Djaloshi irakian nderohet për mësimin përmendësh të Kur’anit për 4 muaj
Shejh Abul Mahdi al-Kerbalaji, kujdestari i Xhamisë së Shenjtë të Imam Husejnit (a.s.) nderoi një irakian të ri i cili e mësoi të gjithë Kur’anin e Shenjtë përmendësh në vetëm katër muaj.
Hussein Abid al-Xhafari arriti për të mësuar përmendësh Kur'anin duke marrë pjesë në një plan intensiv Kur'anor i quajtur "1000 Hafizë të Kur'anit” organizuar nga Astani (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjtë e Imam Husejnit, njoftoi faqja e internetit të Astanit.
Sipas Shejh Fazel al-Tamimi, mësuesi i tij, al-Xhafari ka filluar mësimin e Kur’anit të Shenjtë nga tri faqe çdo ditë, por arriti të përshpejtojë ritmin e tij dhe për të arritur një rekord të 20-të faqe në ditë.
Plani "1000 Hafiz të Kur'anit " është një nga programet më të mëdha Kur'anore të Kujdestarisë së Xhamisë së Shenjtë të Imam Hysejnit (a.s.).
Në bazë të planit, një komision i veçantë në bashkëpunim me qendrën Dar-ul-Kur'an të Astanit, udhëton në pjesë të ndryshme të Irakut për të identifikuar talentet Kur'anore dhe për të ndihmuar ata të mësojnë Kur'anin përmendësh.
Qëllimi është të trajnojë hafizë të Kur'anit për të përfaqësuar Irakun në Ngjarjet Kur'anore Ndërkombëtare.
Burimi: IQNA News