İran

Muhammed Xh. Zarif: Terrorizmi nuk njeh kufij

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhevad Zarif ka paralajmëruar se përhapja e ekstremizmit dhe terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme përbën një kërcënim për të gjithë botën.


     Sipas Press TV, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Rejnders , në Teheran, të dielën, tha: Është e qartë se ekstremizmi dhe sektarizmi janë përhapur në rajonin tonë dhe ky fenomen nuk njeh kufij.


    Ministri i Iranit shtoi Vendet të cilat janë në mbështetje të këtyre masave terroriste dhe sektare dhe që kanë shkaktuar shumë probleme për fqinjët e tyre duhet të dinë se ky fenomen do të arrijë në brigjet e tyre.


     Ekstremizmi dhe terrorizmi janë kthyer në një sfidë madhore për vendet e rajonit , tha Zarif , duke bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta dhe bashkëpunim për të luftuar fenomenin ogurzi.


     Ai përmendi sulmet e fundit kundër misioneve të Iranit në kryeqytetin libanez, në Bejrut, si një shembull i përshkallëzimit të terrorizmit në rajon.


      Duke folur për negociatat bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha botërore, Muhammad Xhevad Zarif tha se një atmosferë e favorshme është krijuar dhe se Teherani do të vazhdojë me negociata për të hequr çdo pretekst për sanksione kundër vendit dhe për të përgatitur terrenin për investime të huaja.


     Ministri i Jashtëm i Belgjikës, nga ana e tij , tha se Irani është i aftë për të luajtur një rol të rëndësishëm në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.


      Ai, gjithashtu, shprehu përkrahje për një zgjidhje politike të krizës në Siri dhe theksoi se Irani mund të luajë një rol efektiv në këtë drejtim.


       Rejnders tha se Belgjika ka plane për të parandaluar depërtimin e militantëve të huaj në Siri, por e përshkroi këtë  si një detyrë e cila  është e vështirë.