Iraku

Terroristët e ISIS-it shkatërruan edhe një kishë historike në Mosul

Terroristët e ISIS-it  më 10 nëntor 2016 shkatërruan një nga kishat historike në zonat ende nën kontrollin e tyre në Mosul, tha një zyrtar ushtarak irakian.

" Kisha Sa'a në qendër të Mosulit me bullduzher u shkatërrua nga militantët islamikë të enjten", tha një burim i paidentifikuar ushtarak.

Ai shpjegoi se kisha ishte Kishë Katolike apo siç quhej Pasuesit e Etërve Dominikanë. 

Kisha ishte e njohur, gjithashtu, si një trashëgimi historike në Irakun verior për pakicat fetare.

Në fillim të muajit tetor, 2016, terroristët me eksploziv shkatërruan Kishën  Asiriane në qytetin Karmlish, afër Mosulit, duke e lënë objektin fetar  në gërmadha.

Mizoritë e ISIS-it bëhën ndërsa mijëra trupa irakiane janë në pragun e bastionit kryesor të tij irakian,  qyteti Mosul, ndjenjnë presion nga operacionet ushtarake që kanë për qëllim për të rimarrë qytetin e madh, Mosulin. 

Burimi: Base News