Tanke, aeroplanë… marveshje miliona dollarë mes Rusisë e Iranit
Një senator i lartë rus tha se Rusia dhe Irani po bisedojnë për një marrëveshje armësh, në vlerë prej dhjetë miliardë dollarësh.
Viktor Ozerov, shef i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Rusisë, tha se me marrëveshjen potenciale, Moska do të dërgonte tanke, sisteme të artilerisë, aeroplanë dhe helikopterë në Iran.
Ozerov i bëri këto komente në Teheran.
Në muajin tetor, Rusia ka bërë të ditur se ka përfunduar dërgimin e sistemeve të mbrojtjes raketore S-300 në Iran, pavarësisht shqetësimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.