Iraku

30.000 Forca për të garantuar sigurinë në Qerbela për Arbain

Xhamia e Imam Husejnit (a.s.) në Qerbela
Xhamia e Imam Husejnit (a.s.) në Qerbela

Më shumë se 30,000 forcat irakiane të sigurimit janë ngarkuar për  garantimin e sigurisë për vizitorët që shkojnë në Qerbelanë e Shenjtë për  Arbain.

Gjeneralmajor Kajs Khalaf Rahima, një komandant i lartë irakian, tha se policia federale irakiane, forcat e sigurisë dhe forcat popullore do të kontribuojnë në përpjekjet për mbrojtjen e sigurinë e vizitorëve për Arbain.

Zyra e guvernatorit të provincës  së Qerbelasë ka parashikuar se më shumë se 15 milionë njerëz do të vizitojnë krahinën që të marrë pjesë në këtë vit për ritualet e zisë për Arbain. .

Arbaini, i cili është një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, vjen 40 ditë pas Ashures, përvjetori i martirizimit të Imamit të tretë, Imam Husejni (a.s.).        Çdo vit, një turmë e madhe e muslimanëve shiitë mblidhen në Qerbela, ku është Xhamia e Shenjtë e Imam Hussejnit (a.s.), për të kryer ritet e zizë.       Shumë prej tyre e vizitojnë Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në qytetin Naxhaf të Irakut.

Këtë vit, Arbaini i bie të dielën, 20 nëntor 2016.

Burimi: IQNA News