Kosova

Kodi i ri i Kosovës apo zgjerim i Serbis në Kosovë ?!

Eksperti i çështjeve të telekomunikacionit dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismet Hamiti, ka shprehur bindjen se me marrëveshjen e arritur në Bruksel fillimisht në vitin 2013, dhe përfundimisht të miratuar mbrëmë telekomit serb po i lejohet zgjerimi në Kosovë, derisa ka thënë se kodi telefonik +383 po përdoret vetëm për të fshehur këtë të vërtetë

Ai është shprehur se nuk është e vërtetë që Republikës së Kosovës i është ndarë “kodi shtetëror” i telefonisë.

“Për ta marrë kodin e vet, Kosova duhet të aplikojë në ITU, siç e përcakton kushtetuta e ITU dhe ashtu siç vepron çdo shtet i këtij planeti, gjë që autoritetet kompetente të Kosovës asnjëherë nuk kanë bërë. Në vend të kësaj ato kanë zgjedhur të bëjnë akrobacione përmes BE-së, Austrisë, për të fshehur pajtimin e tyre që telekomi serb të zgjerohet në Kosovë dhe që telekomi i Kosovës të bëhet pjesë e sistemit te telekomunikacionit serb”, ka thënë Hamiti. 

Le te dihet, ka potencuar anëtari i Vetëvendosjes, pronar i kodit që po trumbetohet është Serbia.