Bisedimet janë rast i artë për të zgjidhur problemet rajonale
Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Xhemil Çiçek përshkroi Konferencën e Unionit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (PUIC) si rast të artë për të gjetur zgjidhje për problemet rajonale.
Xhemil Çiçek është në kryeqytetin e
Iranit për të marrë pjesë në Sesionin e 9-të të Unionit Parlamentar të Organizatës
së Bashkëpunimit Islamik (OIC) Shtetet Anëtare (PUIC) që nisi këtë mëngjes.
Duke iu referuar situatës aktuale
kritike rajonale, ai tha se Konferenca e Teheranit mund t’i afrojë popujt e
rajonit më më afër.
Në një intervistë ekskluzive me agjencinë IRNA, ai shprehu shpresën se
Konferenca e 9-të Unionit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit
Islamik do të gëzojë arritjet frytshme.
Duke u kthyer tek lidhjet mes Teheranit dhe Ankaras, ai tha se të dy vendet
mund të kenë pikëpamje të ndryshme mbi çështje të ndryshme, por diferencat nuk
kanë krijuar pengesa për bashkëpunimin dypalësh.
Ai pastaj i përshkroi marrëdhëniet
Iran-Turqi si një shembull i mirë për shtetet tjera.