Siria

Iran, Zvicra është e shqetësuar për ekstremizmin në Siri

Irani dhe Zvicra kanë shprehur shqetësimin mbi përhapjen e terrorizmit dhe ekstremizmit në Siri, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dypalësh për të ndihmuar në krijimin e paqes dhe sigurisë në vendin e goditur nga kriza.

Zhvillimet u bënë të ditura të Martën në Teheran në një takim ndërmjet zv/Ministrit të jashtëm për çështjet arabe dhe afrikane Husejn Amir-Abdullahian dhe  Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Jashtme në Zvicer Yves Rossier .

Parimet e politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me zhvillimet rajonale, nga Siria në Bahrein, Egjipt dhe Jemen, janë të bazuara në dhënien fund të dhunës, duke vënë  theksin në dialogun kombëtar dhe në adaptimin e qasjeve demokratike, tha Amir-Abdollahian.

Rossier është në Teheran për të diskutuar me zyrtarë të lartë iranianë zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, veçanërisht për krizën në Siri,

Zyrtari iranian vuri në dukje marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Teheranit dhe Bernit dhe nënvizoi nevojën e të dy vendeve për të bashkëpunuar në mënyrë që të rrisin ndërveprimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ai gjithashtu paralajmëroi për pasojat ndër-rajonale të përhapjes së terroristëve dhe ideve  te njerëzve ekstremiste në Lindjen e Mesme, duke thënë se Irani, si një viktimë e armëve kimike, dënon ashpër përdorimin e armëve të tilla kudo nga të gjithë.

Për fat të keq, ne kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se elementet terroriste në Siri janë pajisur me këto armë nga disa parti të huaja,, tha Amir-Abdullahian.

Ai tha se Irani, Zvicra dhe qeveria siriane duhet të marrin masat e nëvojshme për dërgimin e ndihmave humanitare për popullin sirian.

Rossier, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e mbështetjes së qasjeve të Iranit ndaj krizës në Siri, në veçanti dërgimin e ndihmave humanitare për popullin sirian dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike në lidhje me trazirat e vazhdueshme në vendin arab.

Siria ka qenë e kapluar nga trazirat vdekjeprurëse që nga viti 2011. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur me dhunë.

Raportet tregojnë se fuqitë Perëndimore dhe aleatët e tyre rajonale, sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia,  po mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë.