Maqedonasit nisin ankesa për ezanin ‘’Shoqëria multietnike nuk duhet të pengojnë dallimet’’
Një numër i madh qytetarësh nga Kavadari që jetojnë në afërsi të xhamisë, kanë reaguar deri te kyetari i komunës Aleksandër Panov për shkak të volumit të lartë me të cilën thirren besimtarët e konfeksionit Islam në lutje. Ata madje kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që hoxha të mos i thërras besimtarët dhe të mos e thotë ezanin, sepse fëmijët kanë frikë nga ezani nga zëri i lartë.
Nga Bashkësia Islame kërkojnë mirëkuptim nga banorët e Kavadarit, dhe thonë se në një shoqëri multietnike, nuk duhet të pengojnë dallimet.
Krahas qytetarëve të cilëve u pengon thirrja e zëshme, ka edhe të atillë të cilët thonë se aspak nuk kanë problem me dispozitat fetare të bashkësive të tjera dhe se në një shoqëri kulturore dhe bashkëkohore duhet ketë respekt për të gjithë.
Sipas statistikës, në Kavadar jetojnë 96.8 përqind maqedonas, 1.8 për qind romë, 0.6 përqind serb, 0.4 përqind turq, gjegjësisht më pak se 200 musliman.