Gëzohet ISIS, pro fitores së Donald Trumpit
Në një video që është publikuar nga një grup i lidhur më militantët e Shtetit Islamik (ISIS) kanë përdorur një intervistë të kandidatit republikan për president të SHBA’së, Donald Trump, tani president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e përdorën si një mjet rekrutimi.
Videoja përmban një imazh të zjarrtë të një fotografie të Trump, mbi audio e një intervistë që dha në fillim të javës duke thënë: "Brukseli ka qenë një nga qytetet më të mëdha të botës 20 vjet më parë dhe qyteti më i sigurt... tani është shndërruar në një shfaqje horrori”.
Videoja më pas tregon imazhet e xhihadistëve në aksion, me titullin "Ngrihen vëllezërit. Përshëndetin fitoren tuaj!”.