Amerike

Fitorja historike e Donald Trump-it

Kaloi një natë më e tensionuar në historinë e re politike botërore. Gjersa të gjitha sondazhet kanë parashikuar fitoren e lehtë dhe të sigurtë të kandidates demokrate Hillary Clinton për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  ata të cilët pak më mirë e njohin të gjitha kuriozitetet dhe fleksibilitetin e politikës moderne, kanë ditur që këto zgjedhje do të jenë të pasigurta gjer në fund. Menjëherë pasi që nisën të arrijnë rezultatet e para të sondazheve ishte e qartë se kjo nuk do të jetë nata e lehtë për Hillary Clintonin. Trumpi menjëherë i befasoi të gjitha me fitore në disa shtete federale të cilët ishin të sigurta se ajo do të fitojë, ndërsa shenja më e madhe u tregua me fitoren e Trumpit në shtetin federal të Ohajos. Pikërisht që nga viti 1960 çdo fitues për zgjidhjet e presidentit  pasi që ka fituar Ohajon është zgjedh edhe president i SHBA-ve. Menjëherë nisi paniku, bursat u çrregulluan, çmimi i arit u rrit.

Pas fitores në shtetet federale të Ohajos dhe Floridës, shumë simpatizuesit e Trumpit nisën të festojnë, edhe pse zgjedhjet akoma nuk kishin përfunduar. Pikërisht për faktin se dihej se Kalifornia e madhe do të shkojë demokratëve si zakonisht, e kjo kishte domethënie të veçantë për Trumpin se duhet të fitojë Ohajon dhe Floridën.

Atë që mbrëmë kemi dëshmuar me të vërtetë ishte ngjarje historike. Pa marr parasysh sa ishte për dikë Donajd Trumpi simpatik apo antipatik, të gjithëve ishte e çartë se kjo është  diç më e madhe. Ky është zëri i kohës se re, procesi në të cilin përzihet ndarja në të majtën dhe djathtën klasike. Në vend të saj në sipërfaqe depërtoi një ndarje e re, jo horizontale por vertikale, ndarja në popull dhe në institucion, e kjo është një ndarje shumë e mprehtë në të cilin populli fiton përkundër përpjekjeve të pabesueshme të institucionit të ruajë rendin e vjetër.

Vështirë është të thuhet se si do të jetë Trumpi president, mund të jetë i paaftë dhe të sjell SHBA-të në  humbje. Por, një gjë duhet t’i pranohet, atij dhe vetëm atij, ka vërejtur çartë, se çfarë erërat fryjnë. Ka ndier se “diç po zihet” nën sipërfaqe, e madhe dhe e fortë, dhe do të ishte bash mirë që ai të jetë ikona e cila në çastin historik të imponohet si simbol i ndryshimeve.

Në këtë ka arrit duke kombinuar me popullizëm dhe me disa qëndrime të mençura, sidomos në çështjen e politikës së jashtme. Me këtë ka përfshirë të gjithë ata të cilët ishin të kyçur në revolucionin anti institucional, megjithëse shumica e tyre kurrë nuk e kanë dëgjuar  këtë emërtim.

Burimi: advance.hr