Samiti i Katërt (4) - Musliman – Kristian: Bashkëjetesa paqësore, motoja e Feve Hyjnore
Fetë Hyjnore edukojnë me vlera të tilla të cilat nxisin drejtësi, paqe dhe bashkëjetesë paqësore, tha Kryetar i Organizatës së Kulturës dhe Marrëdhënieve Islame (ICRO), Abuzar Ibrahimi Turkaman.
Duke theksuar nevojën për paqe dhe siguri në botën e sotme, Ibrahimi Turkaman theksoi se besimet hyjnore promovojnë sigurinë dhe ekzistencën paqësore në të gjitha mësimet e tyre.
Ai i bëri këto komente të dielën në ceremoninë e hapjes së Samitit të Katërt Musliman - Kristian.
Samiti, është organizuar në Teheran nga ICRO me moton "Respektimi dhe Ruajtja e Dinjitetit Njerëzor, duke hapur rrugën për Paqen dhe Sigurinë Globale".
Ebrahimi Rorkaman tha se pjesëmarrësit janë mbledhur për të diskutuar mënyrat kundër luftës si një nga sfidat kryesore me të cilat përballet njerëzimi sot, domethënë, në rënien e spiritualitetit dhe përhapjen e dhunës dhe ekstremizmit që kanë në shënjestër dinjitetin njerëzor dhe paqen globale.
Ai bëri thirrje për dijalog dijetarësh midis feve për të punuar me strategji të përbashkëta për të kundërshtuar sjelljet që rrezikojnë paqen dhe sigurinë globale.
Kjo është ajo që Qendra e ICRO-s për Dialogun Ndërfetar ka ndjekur në emër të Republikës Islamike të Iranit në më shumë se dy dekada, shtoi ai.
Zyrtari theksoi më tej rolin e udhëheqësve fetarë në forcimin racionalitetit, moderimin, dhe bashkëjetesën paqësore në shoqëri.
Ai shprehu shpresë se Samiti do të dalë me strategji të përbashkëta për të ruajtur dinjitetin njerëzor dhe për të promovuar paqen dhe sigurinë në botë.
Samiti i Katërt Musliman-Kristian do të mbahet në Teheran, në kryeqytetin e Iranit dhe do të zgjasë tri ditë.
Dijetarët dhe mendimtarët nga Irani, Iraku, Libani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Franca, Anglia, Hong Kongu, Nigeria, Italia, India dhe Vatikani marrin pjesë në këtë samit.
Burimi: Quran News Agency