Rusia dhe Kina e përcjellin me hapa të shpejta SHBA-të
Rusia dhe Kina do të investojnë 20 miliard dollar në zhvillimin e avionit reaktiv trup gjerë për relacionet e gjata, shkruajnë mediat kineze ndërsa e përcoll agjencioni AFP. Ky agjencion vlerëson se Pekingu me këtë dëshiron të konkurrojë prodhuesëve udhëheqës perëndimor Boingut dhe Erbasit.
Këtë plan ambicioz zhvillimor e kanë dakorduar korporata ajrore komerciale e Kinës(COMAC) dhe korporata e bashkuar ajrore ruse (UAC), e cila është duke prodhuar superxhetin Suhoj 100, në qershor të këtij viti gjatë takimit të kryetarit rus Vladimir Putinit dhe kryetarit kinez Sji Xhinpingun.
COMAC-u ka cek në deklaratën e sotshme se ndërmarrja e përbashkët e cila do të themelohet gjatë këtij viti në Shangaj, do të zhvillojë xhet avionin reaktiv trup gjerë me 280 ulëse për fluturimet në shtigje të gjata gjer në 12.000 kilometra. Me këtë plan kjo fluturake e re ajrore e konstruktuar do të jetë konkurruese modelit 787 të Boingut si dhe Erbasit A-350.
Kostoja e projektit do të sillet në mes 13 dhe 20 miliard dollar, ndërsa do ta financojnë të dy palët me nga 50%, ka përcjell gazeta zyrtare shtetërore kineze Global Times, duke e cituar kryetarin e korporatës ruse UAC, Jurij Sljusarin.
“COMAC” ka teknologjinë e jashtëzakonshme dhe dizajnin e lartë me të cilin do të bashkëpunojmë jo vetëm në segmentin teknologjik por edhe të pronësisë intelektuale”, ka deklaruar Sljusari për Global Timesin në panairin e aviacionit kinez në qytetin jugor kinez Xhuhai, duke shtuar se avioni i ri reaktiv për udhëtime të gjata do të jetë 10% më i lirë nga korporatat konkurse.
Sipas shënimeve të publikuara në portalet e internetit të prodhuesve francez dhe amerikan të avionëve, çmimi sipas katalogut të Erbasit A-350 me 280 ulëse kushton 272,4 milion dollar, ndërsa Boingu 787 me 290 ulëse kushton 264, 6 milion dollar.
Korporata kinezo-ruse e cila do të konstruktojë avionin reaktiv për udhëtime të gjata gjer në 12.000 km do të ketë fluturimin e parë provues brenda 7 vitesh, theksojnë në COMAC, ndërsa dorëzimet e para do të nisin tri vite më vonë, shkruan AFP-ja.
Burimi: b92