Visar Ymeri takohet me ambasadorin e ri francez
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, sot, takoi ambsadorin e ri francez në Kosovë, z. Didier Chabert dhe zëvendës shefen e misionit në Kosovë znj. Carol Blestel – Feffer.
Në këtë takim u bisedu për situatën politike dhe për temat e fundit: demarkacioni, dialogu Kosovë – Serbi, procesi i liberalizimit të vizave, nevojën për zgjedhje të parakohshme si dhe ndërmarrjen Trepça.