Iraku

Shejhu irakian thekson dashurinë e komunitetin Suni për Ehl ul Bejtin (a.s.)

Shejh Mahmud Al Samid'i, Myftiu  Sunni i Irakut
Shejh Mahmud Al Samid'i, Myftiu Sunni i Irakut

Autoriteti i lartë fetar i Irakut theksoi nevojën e unitetit mes muslimanëve duke theksuar dashurinë e veçantë të muslimanëve sunitë për Ehl ul Bejtit, (a.s.), familjen e Pejgamberit, Muhammedit (a.s.).

Shejh Mahmud Al Samid'i, Myfti  Sunni i Irakut, mori pjesë në takimin e nëntë të Këshillit Suprem të Forumit Zgjimi Islamik Botëror në Bagdad  kritikoi tekfirizmin e muslimanëve duke thënë se ai që thotë Shehadetin (Fjalën e Dëshmisë)  është musliman dhe për të vrarë atë është e ndaluar, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib (TNA).

Ai theksoi rëndësinë e solidaritetit mes muslimanëve dhe tha:

"Allahu i Plotfuqishëm i ka thirrur njerëzit që të bashkohen dhe Pejgamberi, Muhammed (a.s.) ka theksuar nevojën e shmangies së Tekfirizmit."

Kleriku shprehu keqardhjen mbi pesimizmin  e vendeve perëndimore rreth Islamit dhe tha: "Grupet terroriste dhe tekfiriste kanë njollosur imazhin e Islamit me masat e tyre të urryera kur Islami nuk e pranon asnjë nga lëvizjet e tyre." 

Ai iu referua refuzimit të tekfirizmit për njëri-tjetrit dhe vuri në dukje, "Muslimanët Sunnitë besojnë se dashuria dhe besnikëria ndaj Ehl ul Bejtit (a.s.) është një obligim fetar.

Shejh Al Samid'i gjithashtu këshilloi  komunitetin musliman  shia për respektimin e shokëve të Profetit Muhamemd (a.s.) duke thënë:

"Në bazë të këtyre fakteve, muslimanët duhet të bashkohen në bazë të gjërave të përbashkëta të tyre të shumta në monoteizëm dhe të profeci  dhe të rezistojnë kundër armiqve me trimëri, me guxim të madh."

Burimi: Tasnim News