Bosna Hersek

Biblioteka e Gazi Husrevbeut ruan kujtimet e boshnjakëve

Është e vendosur në qendrën e pjesës së vjetër të Sarajevës, afër medresesë së Kurshumlisë dhe gjendet njëzet hapa nga sahat kulla. Ndërtesa e bibliotekës së Gazi Husrevbeut bie në vargun e objekteve më të bukura dhe më monumentale në Bosnjë e Hercegovinë. Në rast se dukja e jashtme e këtij objekti arkitektonik simetrik dhe urban është impozant, atëherë brendësia e saj, e posaçërisht fondi i pasur letrar i saj, shkakton edhe më shumë admirim. Fjala është për bibliotekën në të cilin ruhen disa nga vepra të shkruara më të çmuara të trashëgimisë kulturore boshnjake, ndërsa kujdesi për ruajtjen e kësaj trashëgimie me vlerë të çmuar është motoja e punës së të punësuarve të këtij institucioni të rëndësishëm kulturor. Në mesin e dorëshkrimeve të shumta të çmuara të cilët ruhen në depot bashkëkohore të bibliotekës, disa prej tyre veçohen me bukuri, vjetërsi dhe rëndësi për kulturën dhe historinë e të shkruarit të Bosnjës e Hercegovinës në përgjithësi dhe të boshnjakëve në veçanti.

Bibliotekisti Haso Popara, duke treguar fletët e xhuzëve(kapitujve) të pasura dhe të ilustruara, të cilin veziri i madh Mehmed pasha Sokoloviqi ka urdhëruar që të shkruhet Kur’ani për xhaminë e vendbanimin Sokol pranë Rudos, sqaron se fjala është për njërin nga veprat më të rëndësishme të kësaj biblioteke. “Mehmed pasha Sokoloviqi ishte veziri i madh gjatë kohës së sulltan Sylejmanit të madhërishëm i cili ka lënë vakëf një Kur’an i cili ishte i përbërë prej 30 xhuzëve për xhaminë e tij në Sokol afër Rudos. Këta xhuzët janë sjell në vitin 1912 dhe paraqesin punimin madhështor, sikur në të lidhurit ashtu edhe të ilustrimit dhe shkrimit kaligrafik. Për fat të keq, nuk janë ruajtur 30 xhuzë(kapituj), të cilët në vitin 1912 janë transferuar në bibliotekën e xhamisë së perandorit, e pastaj i janë bashkëngjitur bibliotekës së Gazi Husrevbeut. Në ndërkohë nga 24 ka rënë në 22 xhuza të ruajtura, pasi që nga viti 1912, për këto 100 vitet e kaluara dy xhuza janë humbur. Tani, në bibliotekë i kemi të ruajtura 22 xhuza origjinale të cilët i ka porositur Mehmed pasha Sokolloviqi. Ato janë të përpiluar shumë bukur nga aspekti estetik dhe në mënyrë shumë kualitative, e pak janë të dëmtuara nga lagështia. E në çdo xhuzë në fillim shkruan se ku kanë qenë, kush i ka sjell dhe i ka lënë vakëf(fondacion). Ky ishte vakëfi i vezirit të madh Mehmed pasha Sokoloviqit për xhaminë e Sokolit pranë Rudos, ndërsa para Luftës së parë botërore janë sjell në bibliotekën e Gazi Husrevbeut”. Në qoftëse  Kur’ani të cilin e ka dhënë të shkruhet Mehmet pasha Sokolloviqi, dorëshkrimi i rëndësishëm për kuptimin e historisë osmane në gadishullin ballkanik, atëherë kodeksi në dorëshkrim i Divanit, i shkruar në gjuhën perse, të autorit Hafiz Shirazit, është pjesë unikate e koleksionit të bibliotekës e cila dëshmon se biblioteka e Gazi Husrevbeut është vendi në të cilin ruhen vepra të çmuara të letërsisë botërore. Divani i përmendur është rariteti botëror, pasi që aty gjenden ilustrimet figurative në të cilat janë prezantuar skenat nga poezitë, sqaroi rëndësinë e kodeksit, drejtori i bibliotekës Osman Laviq. “Aty është Divani i Hafizit, gjegjësisht përmbledhja e poezive të Hafiz Shirazit të shquar, në të cilin në këtë vepër kemi miniaturat në formë të njeriut. Ju e dini se sipas mësimit islam paraqitja e pamjeve njerëzore është jo e preferuar. Por këtu kemi përjashtime, pasi që janë prezantuar skenat të cilët janë të recituara në veprën e tij, janë ilustruar me ilustrime në formë njeriu”. Por përmbajtja e pasur e bibliotekës nuk ka qenë e vendosur në hapësirat e projektuara për këtë destinim në bibliotekë, sqaroi Osman Laviqi i cili pranoi se përmbajtja e librave shumë vite është ruajtur në hapësirat joadekuate dhe të papërshtatshme. Përpjekja për deponim adekuat të përmbajtjes së bibliotekës është përfunduar vetëm pasi që Katari ka njohu vlerën e trashëgimisë së pasur kulturore të kësaj biblioteke. “Kur është në pyetje vendosja  në të cilin ka qenë prej vitit 1994 gjer në 2013, në rrugën Dobrovljaçka, me ç’rast librat ishin të shpërndara edhe në dysheme. Nuk kemi pas hapësira, por edhe rafte në të cilët do të vendosnim librat. As që  mund të bëhej fjalë për ndonjë klasifikim tematik sikurse standardet bibliotekiste kërkojnë. Nga viti 1985 Bashkësia Islame ka kërkuar aktivisht hapësirë për të ndërtuar bibliotekën e re. Janë ofruar kombinime të ndryshme që biblioteka të vendoset jashtë qytetit, dhe qëllimi i kësaj oferte ishte që trashëgimia jonë fetare islame të jetë sa më larg nga opinionit. Janë ofruar lokacionet në periferi të Sarajevës. Në prag të fillimit të agresionit mbi Bosnjë e Hercegovinë është zgjidhur çështja e hapësirës dhe lokacionit të bibliotekës. Por Bashkësia Islame nuk kishte para për ndërtimin e bibliotekës. Së pari ishte e nevojshme të pastrohet hapësira, të ç’vendosen banorët dhe të kompensohen”. Pika kthese për ndërtimin e  bibliotekës ishte takimi i ish Reisit Mustafa Ceriqit me ministrin e vakëfeve të Katarit, të cilët i është  prezantuar problemi i ruajtjes së koleksionit me vlerë të bibliotekës me rëndësi të jashtëzakonshme, pas së cilit ai mori mbi vete që shteti i tij, Katari të ndërtojë një objekt të veçantë për ruajtjen, lokacionin, klasifikimin, katalogjizimin e kësaj trashëgimie të pasur kulturore. Ndërtimi i bibliotekës është zhvilluar në disa faza dhe ka zgjat plot 10 vite, më në fund u krye në vitin 2013. Pas aq shumë vite të gjata pritjeje, biblioteka e Gazi Husrevbeut ka fituar objektin modern dhe funksionale.

“Kjo bibliotekë tani shtrihet në shtatë mijë m2, e ndërtuar posaçërisht për bibliotekë dhe është më bashkëkohore në rajon. Veçanërisht është e rëndësishme që janë siguruar kushte kualitative për ruajtjen e librave të vjetra. Kjo nënkupton klimatizimin, filtrat për filtrimin e ajrit, mos posedimi i dritës së ditës, temperatura e përshtatshme, klasat e veçanta për restaurimin e librave me pajisje komplete. Biblioteka posedon përmbajtjen speciale prej 100.000 njësi bibliotekiste, 10.000  kodekse në dorëshkrim, pastaj aty janë dokumentet në gjuhët orientale dhe vakëfname të shumta, të gjitha nga periudha osmane dhe të shkruar në gjuhët orientale, arabisht, persisht dhe osmanishte(turqisht)”. Dorëshkrimi më i vjetër i cili ruhet në fondin e bibliotekës është vepra Ihjau ulumi din, i shkruar në gjuhën arabe nga autori Muhamed el Gazali nga viti 1106.

“Ne posedojmë këtu dorëshkrimin e shkruar gjatë vitit 500 hixhri, saktësisht 1106 gregorian, që do të thotë para 910 vitesh. Fjala është për Ihjau ulumi din, vepër e filozofit të njohur Muhamed el Gazali. Kjo është vepra e shkruar më e vjetër në botë. Posedojmë katër ose pesë ekzemplar të dorëshkrimeve nga shek. XII-të, natyrisht një pjesë të madhe të dorëshkrimeve nga shek. XIII,XIV dhe XV-të. Ekzemplari më i ri i dorëshkrimit është nga viti 1934. Mehmet Hanxhiqi e ka përshkruar dijetarin tonë të shquar Hasan Kjafi Prusçakun. Do të thotë se distanca në mes  është 1200 vite nga dorëshkrimi më i vjetër gjer tek më i riu”, ka përfunduar në mes tjerash rrëfimin e tij për bibliotekën e Gazi Husrevbeut, drejtori i saj Osman Laviqi.

Burimi: Al Jazeera