Vështrimi i dijetares gjermane për Kur'anin
Së pari e krijoi reputacionin e saj me punën e saj, "Studime Mbi Përbërjen e Sureve Mekase", vepra e Angelika Neuwirth është bërë ndër më të rëndësishmet në Europë për Islamin.
Në një intervistë me revistën gjermane Qantara, Angelika Neuwirth shprehu besimin se traditat që paraqiten në Kur'an janë të njëjta me ato të zbuluara në kulturën evropiane.
Ajo më tej ka folur për zbulesën Islame dhe se si ajo është sistemuar , sikur janë sistemuar e zhvilluar teologjia e krishterë dhe teologjia hebreje. Ajo thotë për shkak të kësaj ne të gjithë vijnë nga një origjinë e përbashkët, por kjo njohuri është plot me përparime historike.
Në pjesën parë të saj, ajo fokusohet në karakterin gjuhësor të Kur’anit, duke argumentuar se Kur'ani nuk është një diktim por më tepër një bisedë mes njerëzve dhe Zotit. Neuwirth më tej sugjeron se Kur'ani nuk është vetëm një libër informacionesh, por ai ka shumë karakteristika poetike, e cila të përkujton një numër të mesazheve në një nivel semantik. Veçoria e tij vjen nga shtresa të shumëfishta, të natyrës ritmike, me pajisje retorike dhe fuqisë ‘magjike’. Kjo është "magji përmes gjuhës."
Profesoresha e mirënjohur vazhdon duke folur për frymën e mësimit në Kur’an. "Gjuha është e lavdërueshme", thotë ajo, "Natyrisht kjo është e lidhur me njohuritë. Gjuha është medium i njohurive "Kjo është për këtë arsye, ka një theks të tillë brenda traditës Islame në përvetësimin e njohurive. Ky përqendrim në njohuritë është diçka që i mungon Biblës, shtoi ajo.
Mbi dallimet në mes të Kur’anit dhe Biblës, Neuwirth argumenton se Kur’ani ndryshon në vështrimin e shpëtimit; ai nuk e kufizon shpëtimin vetëm për pasuesit e besimit, por "njerëzit që ndjekin modele të caktuara." Çdo individ është përgjegjës për veprimet e tij / të saj, dhe me përmbushjen e detyrimeve rituale ai, ajo, ka hyrë në një marrëdhënie me Krijuesin.
Neuwirth vazhdon për të përshkruar se si nuk ka pasur kurrë një lëvizje gjithëpërfshirëse të laicizmit në historinë Islame për shkak të faktit se pala e fetare dhe pala laike kanë jetuar krah për krah në mënyrë harmonike dhe kështu nuk kishte nevojë. Më tej ajo shpërndan idenë se Bota Islame është prapa apo se BotaPerëndimore është përpara Botës Islame.
Për gratë, Neuwirth argumenton se Kur’ani mori një hap revolucionar përpara duke barazuar burrat dhe gratë përsa i përket statusit të tyre shpirtëror para Zotit. Kjo ishte me të vërtetë e veçantë për atë kohë, barazia gjinore, në kohën e injorancës ishte e pa imagjinueshme. Në çështjet laike, sekulare,gjithashtu, shton ajo, gratë kanë gëzuar më shumë të drejta në krahasim me kohën para-islamike.
Neuwirth aktualisht punon si prof. në Universitetin Freie të Berlinit dhe në Aman, Jordani.
Burimi: Marocco World News