Kulturë - Art - Fe

Kur’ani është kala e unitetit, është bekimi më i mirë dhuruar muslimanëve

"Libri i Shenjtë Kur’ani e ka quajtur unitetin si bekimin më të mirë, ndërsa  përçarjen si torturën më të rëndë", theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit.

Duke iu drejtuar një Konference  për unitetin  dhe afërsinë në Botën Islame, Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit, Ajetullah Mohsen Araki theksoi, ”

"Libri i Shenjtë Kur’ani e ka quajtur unitetin si bekimin më të mirë, ndërsa  përçarjen si torturën më të rëndë”, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib News (TNA).

Duke përshëndetur konferencën  për unitetin,  organizuar nga Irani-Rusia e cila u zhvilluar në Moskë, Ajetullah Mohsen Araki shpreson se kjo ngjarje tejkalon pengesat në fushën e unitetit për të siguruar rrugën për rritjen e afërsinë midis popujve, shteteve muslimane.

Ahetullah  Araki  tha se përçarja  është kërcënimi më i rrezikshëm për Botën Islame dhe shtetet, për popujt musliman që përballen me të, duke u bërë thirrje muslimanëve për të ruajtur unitetin dhe duke u përpjekur në këtë drejtim, si një nga detyrat kryesore për secilin muslimanëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit, Ajetullah Mohsen Araki theksoi,  është i gatshëm për bashkëpunim në përparimin e çdo program  të caktuar për përurimin e  unitetit dhe solidaritetit mes muslimanëve. 

Kryesuar nga Ajetullah Mohsen Araki, Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islame të Mendimit, një delegacion i përbërë nga hoxhallarë  shiitë dhe hoxhallarë sunnitë vizituan Moskën për të marrë pjesë në këtë ngjarje fetare.

Konferenca e planifikuar dy-ditor mbi Unitetin dhe solidaritetin e muslimanëve filloi në Moskë të mërkurën, ku morën pjesë elita muslimane nga mbarë bota. 

Burimi: Taqrib News Agency (TNA)