Iraku

Fjalimi i Kryetarit të Lidhjes së Dijetarëve Sunnitë Irakianë

“Kemi nderin të paraqisim, fjalimin e kryetarit, të Lidhjes së Dijetarëve Sunnitë Irakianë, Mullah Shejh Halid Abduluehhabit, për lexuesit e dashur dhe ndjekësit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij fjalimi, është sqarimi i rolit të “Hashd Shabiut”. Shejh Halid Abduluehhabi, sqaroi se roli i “Hashd Shabiut”, është mbrojtja e ushtrisë irakiane dhe njësiteve të saj të sigurisë. Ndërsa për sa i përket, rolit të sauditëve, pohojmë se këta të fundit, i kanë shndërruar trojet irakiane, në një liqen gjaku”.

“Gjatë një fjalimi të dhënë, ndaj agjensisë së lajmeve turke “Rasthaber” (Lajmi i Rasit), kryetari i Lidhjes së Dijetarëve Sunnitë Irakianë, Mullah Shejh Halid Abdueluehhabi, kritikoi rëndë ministrin e jashtëm saudit, Adil Xhubejrin, i cili ka dhënë deklarata qortuese, në lidhje me “Hashd Shabiu”, ose siç njihet ndryshe me emrin, Lidhja e Forcave Popullore Vullnetare Irakiane. Më pas Mullah Shejh Halid Abduluehhabi bëri të ditur: “Qeveria saudite, që nga pushtimi amerikan i Irakut, ka financuar dhe mbështetur me të tëra mënyrat dhe mjetet, elementët terroristë, në trojet irakiane, duke i shndërruar këto të fundit, në një liqen të madh gjaku”.

“Në mbledhjen e dijetarwve sunnitw irakianw, në të cilën morën pjesë mbi 500 dijetarë sunnitë irakianë, kryetari i Lidhjes së Dijetarëve Sunnitë Irakianë, Mullah Shejh Halid Abduluehhabi shtoi: “Unë besoj fuqishëm se me rrethimin dhe çlirimin qytetit të Musulit, do të sigurohet njëherë e mirw, bashkimi i tërësishëm i popullit dhe i trojeve irakiane qw nga jugu në veri. Nënvizoj se çlirimi i qytetit të Musulit, nga forcat terroriste të ISIS-it, nënkupton humbjen në mënyrë të prerë, të epërsisë ushtarake të kësaj organizate terroriste në këto troje, si dhe është një tregues i qartë se ISIS-i, po shkon drejt shfarosjes së tij përfundimtare”.

“Lërmëni t’iu theksoj se qyteti  Musulit, është një qytet, i cili ka një përmbajtje heterogjene, të besimeve fetare dhe përkatësive etnike. Prandaj çlirimi i këtij qyteti, do të shënojë një gur të ri kilometrik, në çlirimin e plotë të tërësisë së trojeve irakiane”.

“Më tej kryetari i Lidhjes së Dijetarëve Sunnitë Irakianë, Mullah Shejh Halid Abduluehhabi vijoi: “Lejomëni t’iu bëj të qartë, se të tërë aludimet e qeveritarëve sauditë, kundër “Hashd Shabiut”, ose siç njihet ndryshe me emrin, Lidhja e Forcave Popullore Vullnetare Irakiane, janë tërësisht të pabaza, të paqëna dhe të rreme!” “Mullah Shejh Halid Abduluehhabi shpjegoi: “Burimi i kryesor, i të tërë dukurive negative, ligësive dhe të zezave, të cilët po përjeton populli irakian, në ditët e sotme, vijnë si pasojë e drejtpërdrejtë e regjimit saudit”.

“Sërish Mullah Shejh Halid Abduluehhabi nënvizoi: “Vallë a nuk e dorëzuan mbarë popullin irakan dhe muslimanët sunnitë irakianë, në duart e ISIS-it, arkitektët e të ashtuquajturit shteti islam sunnit?!” “Rishtas ai kumtoi: “Aludimet se “Hashd Shabiu”, përbëhet kryesisht nga turkmenët, të cilët i përkasin doktrinës shiite dhe se gjendja e mjerë, e popullit sunnit irakian, do të përkeqësohet dhe më tepër, janë tërësisht të pavend!” “Gjithashtu ai sqaroi se roli i “Hashd Shabiut”, është mbrojtja e ushtrisë irakiane dhe njësiteve të saj të sigurisë, si dhe ne tw twrw jemi dëshmitarë okularë të kësaj dukurie”.

“Mullah Shejh Halid Abduluehhabi, e mbylli fjalimin e tij duke rikujtuar: “Ministri i jashtëm saudit, Adil Xhubejri, kishte thënë të njëjtat fjalë, kur qyteti i Feluxhes, ishte çliruar nga forcat terroriste të ISIS-it, por ashtu siç shihet dukshëm dhe qartë, qyteti i Feluxhes, ia doli mbanë që të çlirohej, me ndihmën e “Hashd Shabiut”, pra tw Lidhjes sw Forcave Popullore Vullnetare Irakiane, si  dhe me ndihmën forcave të tjera të armatosura popullore irakiane!”

Burimi: Rasthaber