Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Udhëheqësi Suprem thekson qëndresën përballë kulturës së imponuar nga fuqitë e mëdha

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik çështjen e globalizimit dhe këshillin e amerikanëve dhe evropianëve për Iranin për t’iu bashkuar “familjes botërore”, e cilësoi si shembull të qartë të riprodhimit të kulturës së varësisë.

Ajetullah Hamenei, udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik në takimin e zhvilluar sot me përfaqësues të elitës shkencore të vendit, theksoi se kundërshtimi i bashkimit në atë që vendet perëndimore e quajnë bashkësi ndërkombëtare, nuk nënkupton kundërshtimin e marrëdhënieve me jashtë, por nënkupton qëndresën përballë kulturës së imponuar nga fuqitë e mëdha ndaj Iranit.

Ai në vazhdim duke folur mbi armiqësinë e fuqive të mëdha ndaj çdo lëvizje kundërshtare, tha:

“Deklaratat e një funksionari amerikan se sanksionet kundër Iranit do të vazhdojnë derisa Irani të përkrah qëndresën, dëshmojnë për arsyen e pesimizmit ndaj SHBA”.

Duke folur për deklaratën e fundit të Bashkimit Europian mbi mundësitë dhe potencialet e mëdha të Iranit, Ajetollah Hamenei tha se fjalët në lidhje me mundësitë e mëdha të zhvillimit, potencialet e mëdha njerëzore dhe natyrore të Iranit, nuk janë fjalë të kota, por një realitet të cilin e pranojnë edhe perëndimorët.

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik theksoi se padyshim që amerikanët nuk e dëshirojnë një Iran me mundësi kaq të mëdha zhvillimi dhe me një pushtet të bazuar në Islam, prandaj kuptimi i këtij fakti të rëndësishëm nga shkencëtarët e rinj, do t’i ndihmojë ata në luajtjen e rolit të tyre historik.  

Duke folur për problemet dhe fatkeqësitë e sotme të njerëzimit si dhe mbi qorrsokakun e teorive materialiste, Ajetullah Hamenei tha se bota ka nevojë për një fjalë të re në çështjet humanitare dhe ndërkombëtare dhe shtoi se gara elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe çështjet e trajtuara nga dy kandidatët, janë shembuj të qartë të mungesës së vlerave shpirtërore dhe të besimit tek poseduesit e pushtetit.

Udhëheqësi suprem shtoi: “Në javët e ardhshme, një prej këtyre dy kandidatëve do të bëhet kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është vendi më i fuqishëm, më i pasur dhe më mediat më të mëdha në botë”.

Ai theksoi nevojën e përkujdesjes më të madhe e më serioze të funksionarëve të Republikës Islamike të Iranit  për shkencëtarët e rinj iranianë të cilët duhet të luajnë rolin e tyre përcaktues në shndërrimin e Iranit në një vend të zhvilluar, të fuqishëm, të ndershëm, madhështor , me vlera të larta shpirtërore dhe besimtare, si dhe flamurtar i civilizimit të ri Islamik”.      Ajetullah Hamenei theksoi se një  nga qëllimet kryesore të armiqve është ndalja e lëvizjeve shkencore të Iranit dhe shtoi se nëse ata nuk arrijnë këtë objektiv, do të përpiqen për devijimin e kësaj lëvizje dhe nëse nuk e arrijnë as këtë qëllim, do të përpiqen për të shkatërruar imazhin e kësaj lëvizje.

Duke u bazuar në informacionet e mediave ndërkombëtare, udhëheqësi  suprem theksoi se shpejtësia e progresit shkencor të Iranit është  13 herë më e lartë sesa mesatarja botërore dhe shtoi se kjo shpejtësi në asnjë mënyrë nuk duhet të ulet, por duhet të shtohet edhe më shumë.

Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik elitën shkencore të Iranit dhe shkencëtarët e rinj iranianë i cilësoi dhurata të çmuara hyjnore dhe amanet në duart e funksionarëve, nga të cilët kërkoi që për asnjë çast të mos ndalin mbrojtjen dhe përkrahjen e elitës shkencore të vendit.

Burimi: ABNA24