Kryeministri Irakian: “Vallë Ku Ishit Ju Kur ISIS-i Pushtoi Musulin?!”
“Kemi nderin të paraqisim, fjalimin e kryeministrit irakian, Hajdar Ibadiut, për lexuesit e dashur dhe ndjekësit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij fjalimi, është sqarimi i rolit kyç, të çlirimit të qytetit të Musulit, nga forcat terroriste të ISIS-it. Mes të tjerash kryeministri irakian shtroi pyetjen: “Vallë ku ishin në atë kohë, ata të cilët në ditët e sotme, ngrenë lart zërin, me arsyetimin e mbrojtjes, së irakianëve sunnitë, duke kundërshtuar, zhvillimin e operacionit, për çlirimin e qyteti të Musulit, nga forcat terroriste të ISIS-it?!”
“Sipas agjenssisë së lajmeve: “Sumeria”, kryeministri irakian Hajdar Ibadiu, gjatë fjalimit të tij të mbajtur, në kryeqytetin irakian të Bagdadit me titull: “Konferenca e Rizgjimit Islam”, kritikoi qëndrimet e Repulikës së Turqisë dhe të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ndaj zhvillimit të operacionit, për çlirimin e qytetit të Musulit. Gjithashtu kryeministri irakian, reagoi ashpër, kundër pranisë ushtarake turke, në veri të trojeve irakiane”.
“Sërish kryeministri irakian, Hajdar Ibadiu, i cili akuzoi drejtpërdrejtë Turqinë, se po orvatet vazhdimisht, që të rrisë ndikimin e saj politik dhe ushtarak, brenda Irakut, ndër të tjera shprehu: “Ndonëse ne nuk e kemi ftuar aspak, Republikën e Turqisë, kjo e fundit ka dërguar ushtrinë e saj dhe madje është duke na kërcënuar. Megjithatë lërmëni t’iu bëj të ditur, se shteti turk, nuk e ka ndihmuar aspak, qeverinë irakiane, në luftën e saj kundër terrorit. Madje Turqia ka kundërshtuar, dhënien e armatimeve bashkëkohore, të cilat do të na ndihmonin, në luftën tonë kundër terrorit. Rishtas lejmonëni t’iu bëj të qartë, se Republika e Turqisë, në ditët tona nuk është aspak, një palë luftuese, kundër organizatës terroriste të ISIS-it, por përkundrazi është një palë luftuese, e cila synon rritjen e sa më shumë, të pranisë së saj politike dhe ushtarake, në veri të Irakut”.
“Ndërsa tani, ne u drejtohemi atyre, të cilëve e shohim me dyshim, zhvillimin e operacionit, për çlirimin e qytetit të Musulit duke i thënë: “Vallë ku ishit ju, kur forcat terroriste të ISIS-it, robëronin dhe i shisnin si skllave seksi, gratë dhe vajzat, kur i masakronin dhe i vrisnin djemtë dhe bijat sunnite dhe kur e dëbonin, popullin e pafajshëm irakian, të qytetit të Musulit?!”
“Më pas Hajdari Ibadiu vijoi: “Për më tepër tani, që ne me në fund, kemi arritur në fazën e fundit, të zhdukjes përfundimtare, të terrorit në mënyrë të përgjitshme, në trojet irakiane, disa njerëz të mbrapshtë, ngrenë zërin lart, duke kumtuar se po u shqetësuakan, për të ardhmen e sunnitëve irakianë(?!)” “Unë u bëj thirrje këtyre njerëzve, duke bërë të qartë, se populli irakian, është bashkuar si një i tërë, kundër luftimit dhe asgjësimit rrënjësor të terrorit”.
“Më pas kryeministri irakian, mori sërish fjalën dhe shprehu: “Dua të nënvizoj faktin se, organizata terroriste e ISIS-it, nuk është shfaqur menjëhërë në trojet irakiane, por përkundrazi kjo e fundit, është mbështetur rregullisht, si finaciarisht, ashtu dhe ushtarakisht, nga disa shtete të caktuara”.
“Gjithashtu Hajdar Ibadiu, i cili vuri theksin: “Shteti irakian, ka për synim ndërtimin e marrëdhënieve të mira diplomatike, si me shtetin turk, ashtu dhe me atë saudit, por në këmbim të kësaj fqinjësie të mirë, rikujtoj se parashtron një kusht të vetëm, mospërzierjen në asnjë mënyrë, të këtyre dy shteteve, në çështjet e brendshme, të shtetit dhe popullit irakian”.
“Në përfundim të fjalimit të tij, kryeministri irakian, nuk harroi të pëmendte citatin e presidentit turk, Rexhep Tajjip Erdoanit, i cili në fjalimin hapës të viti të ri shkollor 2016-2017 deklaroi: “Zotërinj të nderuar! Lërmëni t’iu shpalos se Bagdadi që thoni ju, nuk është gjë tjetër, vetëm se një strehë, e përbërë tërësisht, nga një drejtues, i një ushtrie shiitësh. Vallë me këta do të zhvillojmë bisedime?!” “Nëse ne me të vërtetë, do të duam të ndajmë, fatin e qytetit të Musulit me këta njerëz, atëherë duhet të pranojmë faktin, se fillimisht duhet t’i fryjmë zjarrit të sprovës, mes një lufte gjakatare të mundshme, mes sunnitëve dhe shiitëve, si dhe duhet të punojmë fort, me synimin e asgjësimit fizik të “Hashd Shabiut”, ose e thënë ndryshe, Lidhjes së Forcave Popullore Vullnetare Irakiane!”
“Hajdar Ibadiu, e mbylli fjalimin e tij, duke theksuar: “Ja pra ky është mendimi i qeveritarëve turq, të cilët po orvaten në zbatimin e planit të tyre. Madje presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoan ka shprehur se “Hashd Shabiu”, ose siç njihet ndryshe, Lidhja e Forcave Popullore Vullnetare Irakiane, po vjen për çlirimin e qytetit të Musulit, me një ushtri prej 30.000 trupash. Gjithashtu ai ka kërcënuar ushtrinë tonë se, nuk ka rëndësi se me sa mijë ushtarë do të vijnë, sepse nëse do të vijnë, ata do të përballen drejtpërdrejtë me ushtrinë turke”.
Burimi: Yakın Doğu Haber