Turqia lejoi ndërtimin e dy linjave të gazsjellësve rus
Këtë e ka deklaruar kryetari i Këshillit Drejtues të Gaspromit Aleksej Miler në takim me kryetarin rus Vladimir Putinin. “Kolegët tanë nga Turqia kanë lejuar të gjitha lejet dhe dokumentet të përpiluara për sekcionet brenda zonës ekonomike turke për Rrjedhën jugore. Pala turke ka konfirmuar se të gjitha lejet njashtu të vlefshme për Rjedhën turke”, ka thënë Mileri.
Rusia sipas fjalëve të tij do të ndërtojë dy linjave të gazsjellësit nën Detin e Zi gjer në Turqi, me kapacitet të përgjithshëm prej 31,5 miliard m3 gaz. “Sipas afateve, të dyja linjat do të jenë të gatshme gjer në fund të vitit 2019. Ai njashtu ka cek se infrastruktura ruse është e gatshme për transportimin e gazit tek linjat nëndetare të gazsjellësit.
Marrëveshja për ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha turke është arritur në dhjetor të vitit 2014, pasi që për shkak të refuzimit të Bullgarisë, dështoi projekti i ndërtimit të gazsjellësit Rrjedha jugore. Pasi që forcat ajrore turke e rrëzuan avionin ushtarak rus në kufirin sirian në nëntor të vitit të kaluar, ministri rus i energjetikës Aleksandar Novak ka deklaruar se bisedimet lidhur me ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha turke do të pezullohen.
Kryetari rus Vladimir Putini dhe kolegu i tij turk Rexhep Tajib Erdogan janë marrë vesh për ripërtëritjen e projektit Rrjedha turke në gusht të këtij viti në takimin e tyre të mbajtur në Sankt Peterburg, i cili pasoi pas faljes publike të Erdoganit kryetarit rus Putin për shkak të rrëzimit të avionit ushtarak rus dhe vrasjes së pilotit rus, ndërsa me 10 tetor 2016 ministrat energjetik të Rusisë dhe Turqisë kanë nënshkruar në Stamboll marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit rus të quajtur Rrjedha turke i cili nëpërmjet Detit të Zi do të arrijë në Turqi.
Burimi: b92