Iraku

Perëndimi shkatërroi Irakun, Sirinë, Libinë e Jemenin

Perëndimi i shkatërroi vendet sikurse Irakun, Sirinë, Libinë dhe Jemenin për shkak se i kanë mbajtur marrëdhënie të mira edhe me Rusinë, ka deklaruar vëllau i liderit të vrarë libian Muamer el Gadafit, Ahmet Gadafi në intervistën e dhënë për RT-në me rastin e përvjetorit të vrasjes së vëllait të tij.

Ai ceku se Gadafi poashtu është përpjek të bashkojë vendet afrikane, gjë që shërbeu edhe si rast më tepër që të shkatërrohet Libia, pasi kjo iniciativë e tij ishte nënkuptuar si kufizim potencial të disponueshmërisë së tyre ndaj pasurisë afrikane.

“Para pesë vitesh në Libi ka ndodh krimi i vërtetë, për të cilin janë përgjegjëse vendet perëndimore. Ne duam që të kryhet hetimi, duke pas parasysh  se NATO-ja ka kryer sulmet kundër vendit tonë, për shkak të cilës janë vrarë 30.000 njerëz. Pesë vite kanë kaluar nga ai moment, ndërsa Këshilli i Sigurimit gjatë gjithë kohës nuk ka dërguar asnjë komision që të hulumtojë rastin. Ne do të kërkojmë hulumtimin nga sekretari i ri i posa zgjedhur i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar Ahmet Gadafi.

Ai ka shtuar më tutje se edhe vet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka deklaruar se gabimi i tij më i madh ishte rrëzimi i regjimit në Libi, e vet SHBA-ja është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Bile edhe parlamenti britanik ka vërtetuar se në Libi revolucioni ishte gabim, dhe një mashtrim i madh”, ka shtuar vëllau i Muamer el Gadafit, Ahmet Gadafi.

Burimi: Sputnik