Botohet në bullgarisht libri për Ehl ul Bejtin "E vërteta ashtu siç është"
Libri është përpjekur për të paraqitur dhe për të përshkruar Ehl ul Bejtin (a.s.) dhe jetën e tyre ", ashtu siç ishin"
Sipas Agjencisë së Lajmeve Ehl ul Bejt - ABNA - libri "E vërtetën ashtu siç është" u botua në gjuhën bullgare, në Sofje nga Kuvendi Botëror i Ehlul Bejtit në bashkëpunim me atasheun kulturor të Republikës Islamike të Iranit.
Libri është shkruar në gjuhën arabe nga Ajetullah Xhafer al-Hadi, anëtar i Këshillit të Librit të Kuvendit Botëror të Ehlul Bejtit Bejtit dhe ka sqaruar parimet e Islamit shiit në mënyrë shumë koncize dhe elokuente.
Libri është përpjekur për të paraqitur dhe për të përshkruar Ehl ul Bejtin (a.s.) dhe jetën e tyre ", ashtu siç ishin", " jo si e përshkruajnë armiq të Islamit shiit, por është përshkruar, duke u mbështetur në hadithet dhe dokumente historike. Ky libër është një burim me shumë vlerë për ata që janë të interesuar për Islamin Shiitë.
Libri ka 68-faqe, është përkthyer në gjuhën bullgare nga "Zonja Maja Tesnova". Titulli i librit në gjuhën bullgare është: "Йсмцнама макава каквамо е".
Vlen të përmendet se Kuvendi Botëror i Ehl ul Bejtit ka botuar mbi 1800 libra në 56 gjuhë në të gjithë botën.
Burimi: ABNA24