Për herë të parë në Kosovë u përkujtua Qerbelaja përmes veprës poemë të Naim Frashërit
Ç’është Qerbelaja? – Moto e Programit Kulturor Artistik që u zhvillua në Prishtinë dhe ngriti interesimin e popullatës duke u njohur më shumë me tragjedinë e Qerbelasë përmes poemës “ Qerbelaja” e Naim Frashërit.
Forumi Rinor i Institutit Kërkimor Ndërkombëtar “ Naim Frashëri” në Prishtinë, me datën 15.10.2016 kanë shfaqur Program Artistik Kulturor të pasur me këngë elegji, fjalime dhe recitale. Këto vargje janë nxjerrë nga poema e Qerbelaja e Naim Frashërit me ndihmën e Prof. Melihate Zeqiri ndërsa janë kompozuar dhe orkestruar nga Prof. Luan Sula. Këtë aktivitet Kulturor e ka hijeshuar pjesëmarrja e madhe e musfairëve nga tërë Kosova si dhe angazhimi i vajzave të Korit KEVSER nga Prishtina.
Përveç aktivitetit kulturor brenda objektit të Institutit , ky grup rinor morri edhe një aktivitet në Sheshin e Prishtinës duke shpërndarë për kalimtarët e rastit, ujë si simbol i Qerbelasë si dhe librushkën e cila përmbante disa pjesë nga poema “ Qerbelaja” e Naim Frashërit.
Më gjerësisht.
https://www.facebook.com/%C3%87%C3%ABsht%C3%AB-Qerbelaja-313196909048470/
https://www.youtube.com/channel/UC6jBCVUK3F9XHpgZo2lc0Wg