Kosova

Mesazh madhështor nga poema Qerbelaja e Naim Frashërit Ç’është Qerbelaja?

Është vepra poemë e të madhit Niam Frashëri që përmban 25 këngë

       të mrekullueshme.

 

Është poemë që e shkroi Naimi në vitet e fundit të jetës ku trupi tij i

                                sëmur u solidarizua me  dhimbjen e trimave të Qerbelas.

 

Është legjendë e martirëve që u jep shembull të gjitha kombeve të

                                shtypura në botë.

 

Është Fitore që është arritur me gjak e liri.

 

Është mësim se si të luftohet e keqja dhe të ndërtohet e mira.

  

Është fjalë e  vërtet në fytyrë të tiranëve të padrejtë.

 

Është fushë e përgjakur në të cilën drejtësia kundërshtoi mizorinë

 

Është vlerë humane dhe fetare .

 

Është, mirësjellje, edukatë dhe moral më i lartë njerëzor.

 

Është pasim më i mrekullueshëm sipas parimeve të Imam Husejnit.

 

Është disfatë e superfuqive kundër së drejtës dhe së vërtetës.

 

Është gjak që ujiti fushën e historisë që i dha shembull njerëzisë.

 

Është çështje politike dhe devotshmërie shumë e rëndësishme.

 

Është thirrje në udhëzim me zemër të vërtet e të sinqertë.

 

Është frymë që ringjalli fenë Hyjnore për të mirën e njerëzisë. 

 

Është triumf i arsyes mbi injorancën,i drejtësisë mbi tiranin,

                               i paqes  mbi luftën.

 

Është simbol i trimave të cilët dolën  ta mbrojnë të shtypurin të

                               Drejtën dhe të Vërtetën.

 

Është sakrificë dhe bindje ndaj një ideal të Shenjtë

 

Është pavarësi, liri, drejtësi, unitet, tolerancë, barazi, sovranitet e

                               mbi të gjitha jetës me dinjitet.