Rexhep Tajip Erdogan: Iraku vetem nuk mund të merr Mosulin
Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se Iraku nuk mundet vetem të largojë ISIS-in nga qyteti i Mosulit dhe se prania e forcave turke në një kamp ushtarak aty pranë është një sigurim kundër sulmeve në Turqi.
Turqia ka qenë e mbyllur ndaj qeverisë qendrore të Irakut në lidhje me praninë e trupave turke në kampin Bashika në veri të Irakut, dhe se kush duhet të marrë pjesë në sulmin e planifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Mosul.
"Ne nuk do të lejojmë që Mosul t'i jepet ISIS-it apo ndonjë organizatë tjetër terroriste. Ata thonë se qeveria qendrore e Irakut duhet të miratojë këtë, por qeveria qendrore e Irakut duhet së pari të merret me problemet e tyre," tha Rexhep Tajip Erdogan.
"Pse ju e lejuat që ISIS-i të futet në Irak, pse ju e lejuat që ISIS- i të hyjë në Mosul? Ata ishin pothuajse gati të vijnë në Bagdad, ku jeni ju, qeveria qendrore e Irakut?" tha ai në një fjalim në një ceremoni në qytetin Rize, në Detin e Zi, që u transmetue drejtpërdrejt në TV.
"Askush nuk duhet të flas për bazën tonë Bashika. Ne do të qëndrojmë atje. Bashika është sigurimi jonë kundër çdo lloj të aktiviteteve terroriste në Turqi," tha Erdogan.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se çfarëdo nga forcat e huaja në Irak duhet të kenë miratimin e qeverisë së Bagdadit.
Burimi: Reuters