Kryeministri Haider al-Abadi për banorët Mosulit: "Fitorja është afër"
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha "Sot ne jemi me ju, dhe ju jeni afër me ne, dhe fitorja është afër, me ndihmën e Zotit."
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi tha se "fitorja është afër", pasi ai u zotua për të rimarrë Mosulin nga terroristët, kështu tha në një fjalim në radio për banorët e qytetit të martën.
Ky ishte fjalimi i parë nga al-Abadi, edhe pse ajo është e paqartë se sa banorë të Mosulit, i cili është pushtuar nga grupi i ISIS-it në vitin 2014, e dëgjuan fjalën e tij, pasi terroristët janë përpjekur të kufizojnë komunikimin me botën e jashtme.
"Sot ne jemi me ju, dhe ju jeni afër me ne, dhe fitorja është afër, me ndihmën e Zotit, " tha al-Abadi, sipas një kopje të fjalimit të tij të shpërndarë nga zyra e tij.
"Sot ne po përparojmë dhe nesër do të jemi fitimtarë së bashku, dhe pastaj ne do të punojmë së bashku për të sjellë përsëri jetën, shërbimet dhe stabilitetin në çdo qytet dhe fshat," tha ai.
Haider al-Abadi bëri thirrje gjithashtu për banorët e Mosulit për të bashkëpunuar me forcat irakiane të sigurisë, dhe tha se: ". Ju jeni sot më afër se çdo kohë e kaluar për të qenë të shpëtuar nga padrejtësia, tirania dhe mizoria e ISIS-it"
Iraku nuk ka njoftuar kohën e caktuar për fillimin e operacionit për të rimarrë qytetin, por zyrtarët e ndryshëm perëndimorë kanë bërë të ditur se mund të fillojë këtë muaj.
Operacioni mund të krijojë një krizë të madhe humanitare, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se deri në një milion njerëz do të mund të zhvendosën.
Para se të largohen nga qyteti, me qindra e mijëra banorë të Mosulit do të jenë në rrezik ekstrem për t'u kapur në zjarrin e luftës, ndërsa ISIS-i do të përplaset me forcat irakiane dhe ka mundësi që populli të mbahet si mburojë njerëzore nga ana e terroristëve.
Burimi: AFB