Iraku

Udhëheqësi kurd i Irakut: Koha për çlirimin e Mosulit

Udhëheqësi kurd i Irakut, Masud Barzani
Udhëheqësi kurd i Irakut, Masud Barzani

Udhëheqësi kurd i Irakut, Masud Barzani tha të shtunën se përgatitjet për operacionin për të rimarrë Mosulin nga terroristët kanë përfunduar dhe se është koha për të filluar beteja.

Forcat nga rajonin kurd i Irakut pritet të luajnë një rol të madh në betejën për Mosulin, qyteti i dytë i vendit, i cili është pushtuar  nga grupi ISIS që nga qershori  i vitit 2014.

"Ka ardhur koha për të filluar çlirimin e Mosulit," thuhet në një postim   zyrtar të Barzanit  në Twitter.

"Të gjitha përgatitjet për betejën për çlirimin e Mosulit kanë përfunduar," tha ai në një deklaratë në faqen e presidencës rajonale kurde. 

Nisja e operacionit pritet të shpallet së shpejti, por ajo do të shënojë vetëm fillimin e një beteje që ka të ngjarë të jetë më e vështirë dhe komplekse në luftën kundër ISIS-it.

Pasi beteja të shpallet,  një koalicion i forcave homogjene dhe ndonjëherë rivale Irakut , do të luftojnë kundër ISIS-it për të arritur në qytet, në disa raste në distanca të dhjetra kilometrave.   

Atëherë ata do të rrethojnë qytetin përpara fillimit të një sulmi, duke shënuar fillimin e luftimeve vdekjeprurëse në rrugë me terroristët kokëfortë në një qytet me një popullsi të madhe civile.

Beteja mund të ndezë një krizë humanitare, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se deri në një milion njerëz mund të  zhvendosen shkaku i luftimeve, në prag të dimrit që po afrohet. 

Burimi: AFP