Irani –Kina nënshkruan dokumentin për bashkëpunim të përbashkët
Iran - Kina nënshkruan një dokument për bashkëpunim të përbashkët gjithëpërfshirës që është nënshkruar në Teheran të shtunën nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave i Iranit, Ali Tajibnia dhe Ministri i Tregtisë Kinës Gao Hucheng.
Sipas agjencisë IRNA, në takimin e 15-të
të Komisionit për Bashkëpunim Ekonomik të Iranit dhe Kinës të shtunën në
darkë , Ali Tajibnia tha se sipas marrëveshjes, dokumenti përfundimtar për
bashkëpunim dypalësh ekonomik në fusha të ndryshme të industrisë , minierave, energjisë,
financave, bankave, shëndetësisë, transportit,
bujqësisë, strehimit, planifikimi urban, tregtisë, komunikimit dhe
teknologjisë së punës dhe mirëqenies sociale, zhvillimi urban dhe rural dhe
bashkëpunimit tekniko-teknologjik do të organizohet dhe do të veprohet,
ekzekutohet.
Ai propozoi që një komision i
përhershëm të formohet për të mbikëqyrur dhe koordinuar çështjet që kanë të
bëjnë me ekzekutimin e marrëveshjeve dhe duke mbajtur takime mujore, që të ketë
një kontroll të plotë për përmbushjen e marrëveshjeve dhe raportimin e rezultatëve
për krerët e komisioneve të dy vendeve.
Ministri iranian theksoi se qeveria e Iranit është gjithmonë e interesuar për zhvillimin e lidhjeve me vendet e rëndësishme dhe efektive.