Palestine

Gaza tejkaloi 2 milion banorë

Ministria e punëve të brendshme palestineze në rripin e Gazës ka publikuar se numri i banorëve të Gazës, të martën mbrëmja kaloi shifrën prej 2 milion banorëve. Drejtoria e përgjithshme pran Ministrisë së punëve të brendshme në Gazë, në raportin e vet ka cek se Gaza ka tejkaluar shifrën prej 2 milion banorëve pas lindjes së dy fëmijëve në orët e mbrëmjes. Në të vërtetë, numri i banorëve të Gazës u rrit në dy milion me lindjen e djalit Velid Xhihad Mukbilit në spitalin”Nasir” në Khan Junus në pjesën jugor të Gazës dhe lindjen e vajzës Lana Muhamede Refik Ajjad në spitalin”Shifa” në Gazë.

Në raportin e mëparshëm të Drejtorisë së punëve civile, është shënuar rekordi prej 4983 foshnje të lindura gjatë muajit të kaluar, që do të thotë se çdo ditë kanë lindur nga 166 foshnje, ndërsa çdo orë kanë lindur 7 foshnje.

Rripi i Gazës ka sipërfaqe prej 360 km2 dhe është hapësira më e dendur e populluar  në botë, ashtu që në çdo km2 jetojnë 4661 banor.

Burimi: Saff