Kulturë - Art - Fe

Romani “Varreza çifute” e Enes Kariqit edhe në shqip

Shtëpia botuese  “Logos-A” nga Shkupi ka botuar përkthimin e romanit”Varreza çifute” edhe në gjuhën shqipe të profesorit, akademikut dhe shkrimtarit boshnjak dr. Enes Kariqit. Romanin nga gjuha boshnjake në gjuhën shqipe e ka përkthyer Agim Leja, ndërsa punët redaktuese, korrektuese, lektoruese , teknike dhe dizajnuese të këtij përkthimi e kanë bërë Adnan Ismaili, Hysamedin Abazi, Arjol Guni, Edib Agagjyshi, Halil Berisha, Sedat Halimi dhe Kemal Ismaili. Romani është botuar në kuadër të bibliotekës”Divan”, bibliotekë letrare në kuadër të kësaj shtëpie botuese.

Nga  numri i shumtë i recensentëve dhe kritikëve të këtij romani të Kariqit botuesi shqiptar e ka zgjedh të botojë pasthënien e dr. Enever Kazazit me titull”Shpresa refugjate ndërmjet dy varrezash”. Pasthënia e profesor Kazazit është publikuar me rastin e botimit të parë romanit”Varreza çifute”.

Romani i Kariqit”Varreza çifute” ka përjetuar tri botime në gjuhën boshnjake. Para tre muajsh është botuar edhe përkthimi në gjuhën gjermane”Der Judische Friedhof”, në Berlin nga shtëpia e shquar botuese Verlag Hans Schiler nga përkthyesja, profesoreshë Silvia Sladiq nga Zagrebi.

Në recensionit e tij për romanin”Varreza çifute” shkrimtari Mile Stojiq në mes tjerash ka shkruar:”Romani “Varreza çifute” të shkrimtarit Enes Kariqit do të mund ta quanim sintezë e parë të madhe për vëllavrasjen e djeshme të përafërt. Me veprim të shquar letrar, me gjuhë të kuptueshme, me maturi të duhur dhe lirikën e përdorur herë pas here  rrëfehet një nga veprat më të përgjakshme të historisë sonë, bashkëkohores sonë. Për dallim nga gjenitë e njohur tranzicionale, e cila lexuesin jo radhë e mashtron me thjeshtësinë, kjo vepër me qasjen e vet objektive, me analizë kritike dhe realizim të shkëlqyer estetik, do të preokupojë vëmendjen jo vetëm të dashamirëve të letërsisë vendore por edhe asaj botërore”. 

Burimi: İslamska Zajedncia