Pakistan

Dijetari pakistanez përshëndet diplomacinë e suksesshme të Iranit

Një dijetar i shquar fetar pakistanez të enjten tha se ndryshimi i qasjes Perëndimore ndaj Iranit është një tregues për diplomacin e suksesshme të Iranit.


    Duke folur për agjencinë IRNA, Allama Sejjid Iftihar Hussein Nakvi tha se shtetet perëndimore kanë kuptuar se komplotet e tyre nuk mund të pengojnë përparimin e Iranit, për këtë arsye ata duhet të respektojnë të drejtën paqësore bërthamore të Republikës Islamike.


     Drejtori menaxhues i Such TV  , tha se bisedimet ndërmjet Iranit dhe  pesë plus një (5 +1) fuqive të mëdha, për të zbatuar marrëveshjen e përkohshme bërthamore janë duke lëvizur në drejtim të duhur.


    Raundi i Dytë i bisedimeve bërthamore midis Iranit dhe Grupit 5 +1 ( pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania ) filloi në Vienë të martën pasdite.


     Allama Nakvi tha se Irani ka kërkuar gjithmonë dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Botën Perëndimore. Irani nuk i ka komprometuar parimet dhe ka mbetur i vendosur në të drejtën e tij për  teknologjisë paqësore bërthamore , tha ai.


    Ai përsëriti se përvetësimi i teknologjisë paqësore është e drejtë e çdo vendi në botë të cilën askush nuk mund ta mohojë.


     Dijetari fetar tha se Irani është një vend i qetë dhe i interesuar për  një botë pa armë të shkatërrimit në masë. Irani ka siguruar botën se nuk ka asnjë plan për të zhvilluar armë bërthamore dhe se procesi i pasurimit të uraniumit është vetëm për qëllime paqësore, tha ai.


    Ai shtoi se Perëndimi, veçanërisht, SHBA, gjithmonë janë përpjekur për të destabilizuar Republikën Islamike të Iranit, por më kot.


    Irani është një fuqi rajonale dhe luan një rol të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, tha ai, duke shtuar se Irani dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të mira me bashkësinë ndërkombëtare, por në mënyrë të barabartë.


     Ai kërkoi prej muslimanëve të botës që të bashkohen për të minuar komplotet Perëndimore kundër Botës Islame, duke vënë në dukje se Irani është bërë një model për popujt myslimanë.