Naxhafi organizon Konferencën mbi Kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.)
Një konferencë mbi studimet që paraqesin Kryengritjen e Imam Hussejnit (a.s.) do të mbahet në qytetin e shenjtë të Naxhafit, në Irak, në muajin nëntor.
Organizuar nga Astan (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Aliut (a.s.), konferenca do të fokusohet në rolin e Hazreti Zejnebes (a.s.) në përhapjen e mesazhit të Imam Hussejnit (a.s.) për kryengritjen, raporton faqja e internetit e Astanit.
Statusi i Hazreti Zejnebes (a.s), roli i Hazret Zejnebes (a.s.) në promovimin e shpirtërores midis atyre që ishin pjesëmarrës në kryengritjen e Qerbelas, dhe predikimet e Hazreti Zejnebes (a.s.) janë ndër temat që do të diskutohen në konferencë, e cila do të mbahet për femrat .
Konferenca ka për qëllim promovimin e vlerave të kryengritjes së Imam Huseejnit (a.s.), përhapjen e kryengritjes nga Hazreti Zejnebja (a.s.), pas Betejës së Qerbelasë.
Pas betejës së Qerbelasë në vitin 680 sipas Kalendarit Gregorian, pas Hazreti Isait (a.s.), në të cilën Imam Hussejni (a.s.) dhe shokët e tij besnikë u martirizuan nga Jezidi, Hazrat Zejnebja, mbesa e Pejgamberit, Muhammedit (a.s) dhe motra e Imam Hussejnit (a.s.), ka luajtur një rol të madh në mbajtjen gjallë të mesazhit të Kryengritjes së Imam Imam Hussejnit (a.s.).
Burimi: IQNA News