Iraku

Sejjid Ahmed Kubanki, Imam i Xhumasë në Naxhaf: Kritikon vendimin e Egjiptit për mbylljen e xhamisë

Një autoritet i lartë fetar irakian kritikoi vendimin e autoriteteve egjiptiane për të mbyllur Xhaminë e Imam Hussejnit (a.s.) në Kajro në Ditën e Ashures.

Sejjid Ahmed Kubanki,  Imam i Namazit të Xhumasë i  Naxhafit,  i bëri thirrje zyrtarëve për Çështje Fetare të ministrisë egjiptiane të rishqyrtojë vendimin e tyre.

Ai hodhi poshtë pretendimin e zyrtarëve egjiptian se ata janë duke e bërë këtë veprim për të parandaluar një sulm nga ekstremistët Selafistë kundër xhamisë.

Sejjid Ahmed Kubanchi gjithashtu i bëri thirrje qendrës kryesore islamike të Egjiptit, al-Azhar, që të kundërshtojnë përhapjen e pikëpamjeve ekstremiste në Egjipt.

Vitin e kaluar, gjithashtu, Ministriae  Çështjeve Fetare e Egjiptit mbylli Xhaminë e Imam Hussejnit (a.s.)  në Kajro në prag të Ashures të  muslimanëve shiitë të Egjiptit të cilët ishin duke u përgatitur për të mbajtur ceremoni zie atje.

Gjatë  muajti Muharrem, muajit të parë në Kalendarin Hënor të Hixhretit,  muslimanët shia në mbarë botën zhvillojnë ceremoni duke mbajtur  zi në përvjetornin e shehidllëkut të Imam Hussejnit (a.s.) dhe shokëve të tij në betejën e Qerbelasë në vitin 680 pas Hazreti Isait (a.s.).

Imam Hussejni (a.s) dhe shokët e tij u martirizuan në ditën e Ashures, ditën e 10-të  të muajit Muharrem, e cila bie më 12 tetor të këtij viti.

Në Egjipt, popullsia e vogël  muslimane  shia është ngacmuar nga autoritetet dhe të trajtohet me dyshim, duke u arrestuar - gjoja për arsye sigurie - por pastaj u nënshtrohet shtypjes, abuzimit nga ana e oficerëve të sigurimit të shtetit për bindjet e tyre fetare.

Egjipti ka qenë dëshmitar  në rritje i krimeve, urrejtjes kundër  muslimanëve shiitëve,  për të cilat vëzhguesit besojnë se kjo është për shkak të përhapjes së propagandën anti-shiite nga  elememtet vehabiste dhe selafiste.

Burimi: IQNA News