Shqipëri

Në Shqipëri pagat dhe pensionet rriten me pëlqim nga FMN

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Takimeve Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore “Annual Meetings 2016”. Në ditën e parë të vizitës, në një sesion të veçantë kushtuar Shqipërisë, ministri prezantoi në selinë qendrore të Bankës Botërore, ecurinë e ekonomisë shqiptare në tri vitet e fundit, zhvillimet kryesore dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se fondi është gati, por përveç diskutimeve në qeveri, do të pritet edhe miratimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Propozimi i Financave për rritjen e pagave dhe pensioneve mori miratimin e Bankës Botërore javën e shkuar. Në total do të përfitojnë rritje rreth 600 mijë pensionistë, rreth 35 mijë mësues dhe rreth 40 mijë mjekë e infermierë.