Shqipëri

Shqipëria vendi më i varfër në Evropë ngarkon veten me kujdesin ndaj terroristëve

Askush në Evropë nuk i pranoi strehim e azil një grupi terroristësh që janë dëbuar nga Irani ngase janë kundër regjimit Islamik të Iranit, ndërsa Shqipëria si një ndër shtetet më të varfëra më Evropë ia hap dyert këtyre familjeve terroriste anti iraniane. Parashtrohet pyetja pse. ?

Pyetje të tilla janë si në vijim:

Cili është shkaku i pranimit të anëtarëve të grupit terrorist MEK?

Cilat janë të ardhurat materiale në shkëmbim të pranimit të këtij grupi terrorist?

Çfarë rreziku përbënë për qytetarët ardhja e këtyre terroristëve në Shqipëri?

Çfarë është plani dhe programi i këtij grupi terrorist?

Cilat janë aftësitë e një prej vendeve më të varfëra të Evropës për të plotësuar nevojat e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist?

Megjithëkëtë, opinioni publik i Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit nën ndikimin e njohjes jo të drejtë, ka treguar se një çështje siç është importimi i plehrave i jep rëndësi më të madhe se sa një çështje siç është importimi i terrorizmit në territorin shqiptar!

Duke lënë anash çështjen se Qeveria Shqiptare a ka respektuar interesat shoqërore në vendimin e saj për të importuar terrorizimin dhe plehrat në Shqipëri apo jo, çështje me rëndësi është e ardhmja e Shqipërisë dhe fakti se rezultatet dhe pasojat e këtyre veprimeve do të jenë afatgjate për qytetarët shqiptarë.

Me fjalë të tjera, Pyetja themelore është kjo se në çfarë gjendje do të ndodhet vendi i Shqipërisë pas një ose disa dekadash, do të thotë në kohën kur pema e terrorizmit dhe shumë pemë të tjera si pema e plehrave, do të japin frutat e tyre???!!!