Rusia dhe Turqia nënshkruan marrëveshjen për”rrjedhën turke
Marrëveshjen për palën ruse e nënshkroi ministri i energjetikës Aleksandar Novak, ndërsa për palën turke ministri i resurseve energjetike Berat Albajrak. Putini ka thënë se në kuadër të bisedimeve për projektin e përbashkët të Moskës dhe Ankarasë janë dakorduar që Turqia të fitojë zbritje në çmim gjatë blerjes së gazit rus. Pas bisedës së gjatë bilaterale në mes dy liderëve, është nënshkruar marrëveshja për gazsjellësin e quajtur”rrjedha turke”, që të përshpejtohen punimet për fillimin e ndërtimit të rrjedhës. Nënshkrimi i marrëveshjes ndërqeveritare në mes Rusisë dhe Turqisë për gazsjellësin ”Rrjedah turke” do të përshpejtojë implementimin e projektit. Dy palë janë dakorduar edhe në intensifikimin e punës për ndërtimin e centralit energjetik nuklear”Akuju”, ka thënë kryetari i Turqisë.” Jam i bindur se do të jemi në gjendje të kompensojmë kohën e humbur gjatë periudhës së kaluar” ka theksuar Erdogani. Më herët drejtori i “Gaspromit” Aleksej Miler ka deklaruar se marrëveshja në mes Rusisë dhe Turqisë nënkupton ndërtimin e dy linjave të gazsjellësit nën Detin e Zi, ndërsa kapaciteti i çdo linje do të jenë më shumë se 15 miliard metër kub gaz. Supozohet se furnizimi i gazit nëpërmes linjës së parë, do të jetë tërësisht i paraparë për shfrytëzuesit turk. Linja e dytë është paraparë për tregun evropian, por ndërtimi i saj do të jetë i mundur tek pas marrje së garancioneve të duhura nga Bashkimi Evropian. Sipas marrëveshjes të dyja linjat duhet të ndërtohen gjer në dhjetor të vitit 2019.”Gaspromi” ka lajmëruar se ka marr shumicën e lejeve nga Ankara për implementimin e projektit. Putini dhe Erdogani poashtu kanë biseduar lidhur me konfliktin në Siri, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për dërgimin e ndihmës humanitare për Alep. Rusia dhe Turqia janë marrë vesh për normalizimin e marrëdhënieve në mes Rusisë dhe Turqisë, dhe janë pajtuar të vazhdojnë përpjekjet e tyrepër normalizimin e plotë në mes dy vendeve, ka deklaruar Putini në konferencën e përbashkët për media. Putini më tutje shtoi:” Jemi marrë vesh që të vazhdojmë të ndërmarrim përpjekjet e nevojshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve tona bilaterale”.”Sa i përket fushës tekniko-ushtarake të bashkëpunimit jemi të gatshëm për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe ta implementojmë me projektet serioze me interes të dyanshëm. “Janë duke u shqyrtuar propozimet nga të dy anët dhe jam i sigurtë se kanë të gjitha bazat që të realizohen”, ka deklaruar Putini.