Shqipëri

Shqipëria nga importi terrorizmit tek importi i plehrave

Qindra protestues shqiptarë të shtunën janë mbledhur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë dhe kanë protestuar kundër ligjit për lejimin e importit të plehrave nga vendet e huaja që të riciklohen në Shqipëri.

Protestuesit mbanin në dorë pankarta me moto kundër gropimit të plehrave dhe kanë shprehur shqetësim nga shndërrimi i Shqipërisë në një vend për gropimin e plehrave të Evropës. Protesta është zhvilluar përpara godinave qeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë.

 

Qeveria aktuale e Shqipërisë thotë se mbështet riciklimin e plehrave të padëmshme dhe këtë veprim e konsideron në kuadër të plotësimit të standardeve evropiane. Qeveria shqiptare duke pranuar këtë mision, në realitet shpreson që ta kalojë më lehtë dhe më shpejtë edhe fazën e fundit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian e cila përfshinë zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndërlikimet dhe paqartësitë rreth çështjes së importit të plehrave në Shqipëri janë bërë shkak që këto protesta të zgjerohen për çdo ditë e më shumë në këtë vend të varfër evropian. Këtë proces e kanë komplikuar më shumë edhe çështjet si lloji i plehrave importuese, rreziku që mund të vjen nga këto plehra, të ardhurat që mund të fitojë Shqipëria nga ky import,  shndërrimi i vendit të Shqipërisë në një vend për mbledhjen e plehrave, si dhe kjo pyetje e rëndësishme se a posedon Shqipëria teknologjinë e duhur dhe sipas standardeve evropiane për riciklimin e plehrave ose jo?  

Kjo është në kohën kur qeveria e Shqipërisë në disa vitet e kaluara ka importuar edhe terrorizmin në territorin shqiptar! Pranimi i 3000 pjesëtarëve të grupit terrorist Moxhahedine Khalk (MEK), në Tiranë është përballur me shumë pyetje serioze ashtu si çështja e importit të plehrave.