Iraku

Ammar Hakim: Turqia duhet të tërheqë trupat nga Iraku i veriut

Kryetari i Këshillit të Lartë Islamik të Irakut,  Ammar Hakim
Kryetari i Këshillit të Lartë Islamik të Irakut, Ammar Hakim

Kryetari i Këshillit të Lartë Islamik të Irakut, Ammar Hakim i ka bërë thirrje Turqisë që menjëherë t'i jep fund praninë së  saj ushtarake në Irakun e veriut.

Ammar Hakim ka thënë të shtunën se refuzimi i vazhduar  i Ankarasë të tërheqë trupat nga krahina e Ninivës kishte zemëruar shumë  popullin e Irakut.

Ai paralajmëroi se prania e forcave turke mund të komplikojë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Për më shumë se një vit, Turqia ka ruajtur një kontigjent të trupave të saj në veri të Irakut, duke pretenduar se po trajnon forcat vendore në luftën e tyre kundër terroristëve tekfiristë të Daesh (ISIS-it). Megjithatë, tensionet janë përshkallëzuar pasi qeveria irakiane përgatitet për një ofensivë të madhe për të rimarrë qytetin e Mosulit, kryeqyteti i Ninevisë, nga Daesh (ISIS).

Turqia është ndër vendet e rajonit, i akuzuar për mbështetje të terroristëve të ISIS-it (Daesh).  

Forcat pro-qeveritare kanë paralajmëruar se nuk do të qëndrojnë në të qetë për të sulmuar forcat turke në qoftë se ata zgjerojnë praninë e tyre në Mosul nga një kamp në veri të qytetit.

Ammar Hakim tha se vendosja e vazhdueshme e forcave të Turqisë në Bashika është duke shkaktuar shumë urrejtje në Irak ndaj Ankara-s. "Durimi i irakianëve po arrin pikën e vlimit," tha ai. 

"Iraku nuk është një vend i dobët dhe është i aftë për të mbrojtur veten kundër kërcënimeve", ka thënë  Ammar Hakim, duke shtuar se çështja për të vendosur i përket irakianëve dhe qeverisë së tyre se kush do të marrë pjesë në operacionin për Mosul. 

Përgatitjet kanë përfunduar pothuajse në të gjithë Irakun për të nisur ofensivën e pritur gjatë për të çliruar Mosulin.

Burimet ushtarake thonë se kjo është vetëm një çështje e miratimit përfundimtar nga kryeministri Haider al-Abadi.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është bastion i fundit i mbetur i Daesh (ISIS-in) në Irak. Qyteti ra në duart e terroristëve tekfiristë në verën e vitit 2014.

Burimi: Press TV