Iraku

70.000 nxënës marrin pjesë në kurset Kur'anore të mbajtura nga Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë të Imam Hussejnit

Më shumë se 70.000 nxënës të shkollave të Irakut morën pjesë në kurset Kur'anore të organizuara nga Astan-i  (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Hussejnit (a.s.).

Sipas faqes së internetit të Astan-it, kurset Kur’anore kanë qenë pjesë e programeve fetare të mbajtura gjatë pushimeve verore për nxënësit në krahina të ndryshme të Irakut.

Përveç aftësive Kur'anore, duke përfshirë aftësitë në këndimin e Kur’anit, pjesëmarrësit morën mësimet në fikh (jurisprudencë islame), në fushën ideologjike dhe morale.

Kurset Kur’anore  kanë për qëllim për të promovuar mësimet e Kur'anit të Shenjtë dhe kulturën e Ehl-ul-Bejtit (a.s.) në shoqërinë irakiane.

Kurset Kur’anore u pritën shumë mirë nga nxënësit e shkollave, të vajzave dhe të djemëve, sipas Shejh Ali al-Kar'aui, një zyrtar i Astan-it.

Ka pasur një rritje të ndjeshme në aktivitetet Kur'anore dhe programet në Irak që nga përmbysja e ish-diktatorit Sadam Husein, në vitin 2003.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA News