Organizata e vakëfeve dhe çështjeve humanitare në vizitë Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës
Reis ul ulema i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë ka pranuar në vizitë delegacionin e Organizatës për vakëfe dhe çështje humanitare të Republikës Islame të Iranit të cilin e ka udhëheq drejtori i Organizatës dhe këshilltari i liderit suprem fetar të Iranit, ajatullah Ali Muhamed Sejrati. Së bashku me te në delegacion ishin edhe Hasan Rab’i, Reza Sadeki, Mehdi Haxhepiri dhe Ali Reza Torki.
Takimi është kryer në kuadër të vizitës katërditore kthese të delegacionit të Bashkësisë Islame me dëshirë që të ndihmohet vakëfeve në Bosnjë e Hercegovinë. Kohë më parë, delegacioni i drejtorisë së Vakëfeve të Bosnjës e Hercegovinë e ka vizituar këtë organizatë iraniane në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjatë kësaj vizite janë dakorduar aktivitetet e caktuara të përbashkëta.
Gjatë vizitës në zyrën e Reis ul ulemasë së Bosnjës e Hercegovinës Husein ef. Kavazoviqit, është biseduar lidhur me aktivitetet e cekura si dhe të projekteve të ardhshme me interes të përbashkët që kanë të bëjnë me vakëfe dhe posedimet e vakëfeve si dhe përparimit dhe zhvillimi të mëtutjeshëm të tyre. Pas takimit me Reis ul ulemanë Husein ef. Kavazoviqit, mysafirët nga Irani kanë pasur edhe takim pune me përfaqësuesit të Drejtorisë së Vakëfeve dhe Këshillit për nevoja shoqërore të Rijasetit në kuadër së cilës me anëtarët e delegacionit iranian janë prezantuar aktivitetet dhe përvojat e gjertanishme në fushat e veprimit të këtyre organeve të Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës.
Duhet shtuar se gjatë shënimit të Ditëve të Shoqatës së Ylemasë me 28 shtator, e në kuadër të programit të vizitës do të nënshkruhet Marrëveshja për bashkëpunim në mes Rijasetit të Bashkësisë Islame të Bosnjës e Hercegovinës dhe Organizatës për Vakëfe dhe çështje humanitare të Republikës Islame të Iranit. Në përfundim të kësaj duhet cekur se kjo organizatë njihet si një nga organizatat më të forta të këtij lloji në botën Islame.
Burimi: islamskazajednica.ba