Mijëra demonstrues pro-refugjatëve protestojnë në Londër
Rreth 20.000 demonstrues pro-refugjatëve dolën në rrugë në Londër të shtunën, sipas policisë, duke i bërë thirrrje Kryem. Tereza May të bëjnë më shumë rreth trajtimit të krizës së emigrantëve.
Protestuesit marshuan drejtë parkut të bukur Park Lane dhe në rrugëkalimin qendëror Piccadilly duke mbajtur një sërë pankartash shumëngjyrëshe dhe duke thirrur parulla duke përfshirë edhe këtë"thuani me me zë të lartë, thuani qartë: refugjatët janë të mirëpritur këtu!"
Në disa pankarta shkruante "askush nuk është i paligjshëm", "të ndalet mbytja", ndërsa të tjerë thërrisnin "refugjatët - le të qëndrojnë ... Le të deportohet Tereza May"
"Kam ardhur sot këtu, sepse fëmijët e mi shkojnë për të fjetur në një shtëpi të sigurt çdo natë me barkun plot dhe mendoj se çdo fëmijë duhet të ketë këte, tha për agjencinë e lajmeve AFP nëna e dy vajzave, Claire-Marie Goggin, 47 vjeçare , i tha AFP.
Punëtori vullnetar Felicity Rose, 33 vjeçar, tha se mesazhi ishte "të kujdesemi për vëllezërit dhe motrat tona për rreth botës dhe ata le të vijnë dhe të ndalohet penalizimi i tyre për shkak se nga ata vijnë dhe për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre."
Ky aktivitet u organizua nga Solidariteti me Refugjatët, dhe u mbështet nga grupet duke përfshirë Amnesty International, Oxfam, Médecins Sans Frontieres, Këshilli i Refugjatëve dhe Ndal Koalicionit të Luftës.
Protesta vjen para Samitit të OKB-së për Refugjatët dhe Emigrantët në Nju Jork, të organizuar nga presidenti amerikan Barack Obama dhe të ndjekur nga kryeministresha Tereza May.
Kryeministri i Britanisë David Cameron njoftoi vitin e kaluar se vendi i tij do të pranojë deri në 20.000 refugjatë nga Siria gjatë pesë viteve të ardhshme.
Burimi: i24news