İran

Terroristët nuk duhet të lejohen në shtetet muslimane

Kryetari i Këshillit për Përshtatshmëri të Iranit, Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani thotë se terroristët duhet të parandalohen që të vendosin bazat në vendet myslimane.


    Sipas Press TV, Ajetullah Hashemi Rafsanxhani në një takim me Kryetarin e Parlamentit të Jemenit Jahja Ali al- Rai në një vizitë në Teheran të enjten, tha :Terroristët nuk kërkojnë asgjë, por veç të mbjellin mosmarrëveshje dhe ekstremizmin në botën myslimane, për këtë ata nuk duhet të lejohen të vendosin bazat në vendet islamike.


    Kryetari i Këshillit të Përshtatshmërive të Iranit i atribuohet ndikimit të huaj në disa vende të rajonit të sunduar nga diktatorëve dhe despotët  në ato shtete.


    Ajetullah Hashemi Rafsanxhani tha, gjithashtu, se Diktatorët  mbështeten në përkrahjen e huaj për të mbijetuar, të huajt, nga ana tjetër, shohin mbijetesën e tyre në mbështetjen e terroristëve dhe ekstremistëve për të shkaktuar pasiguri dhe shkatërrime...


     Zyrtari i lartë iranian, gjithashtu, bëri thirrje për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike, shkencore dhe kulturore midis Teheranit dhe Sana'a-s.


    Jahja Ali al- Rai, nga ana e tij, përshëndeti qëndrimin e Iranit në rajon dhe botën myslimane.


  Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani u takua, gjithashtu, me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Palestinez, Salim Zanoun në Teheran, të enjten.


Ajetullah Rafsanxhani tha gjatë takimit të fundit se talebanët, terroristët dhe ekstremistët i shërbejnë interesave të regjimit të Izraelit.